Kryetari i Këshillit të fshatit Smirë, Afrim Salihu, ka uruar të gjithë bashkëfshatarët me rastin e Festës së Fitër Bajramit, me dëshirën që paqja, dashuria dhe solidariteti të mbretërojë në të gjitha familjet smirase, kudo që gjenden.

‘Dëshiroj që në këtë festë të madhe t`ju dërgoj urimet më të përzemërta, me dëshirë që zemrat dhe tryezat tuaja të jenë plot. Ta shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur dashuri dhe respekt me njëri tjetrin dhe për të reflektuar bujari e bëmirësi. E të gjithë atyre që kanë agjëruar, Zoti ua pranoftë këtë sakrificë dhe devotshmëri’, ka shkruar në urimin e tij Afrim Salihu.

Leave A Reply