Vëllezërit mërgimtarë Naim dhe Nexhmedin (Nezir) Idrizi me qëndrim në Gjermani, kanë ndihmuar disa familje në nevojë në Smirë, me rastin e Festës së Fitër Bajramit. Ata për këtë qëllim kanë dedikuar 500 euro gjithsej. Nuk është hera e parë që smirasit tregojnë shpirtin e tyre solidar në raste të caktuara, e sidomos për festa. Ky gjest i vëllezërve Idrizi është përshëndetur nga udhëheqësia e fshatit.

Leave A Reply