Kadrushe (Hysni) Idrizi-Pajaziti, 48 vjet, ka humbur sot jetën aksidentalisht në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës. Fatkeqja ishte duke ecur me anëtarë të familjes në qendër të qytetit, kur i ra në kokë një pjesë e mermerit nga muri i ballkonit në katin e pestë të një ndërtese. Sipas Policisë, ajo nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë pas gjysmë ore. Kadrushja kishte ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë. Ajo ka lindur në fshatin Smirë dhe ishte e martuar në fshatin Radivojcdhe ka lënë pas vetes burrin dhe dy fëmijë. Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër më 27 korrik 2014, në fshatin Radivojc nga ora 13:00.