Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka takuar  strukturat dhe simpatizantët e AAK-së në Viti.

Haradinaj edhe një herë ka thënë se marrëveshjet e qeverisë për Asociacionin e komunave serbe dhe demarkacionin janë të dëmshme, është vërtetuar se ato marrëveshje nuk  janë në harmoni me kushtetutën e vendit.

“Në protestën e radhës që do të zhvillohet me 26 mars, besoj se do të vijmë deri te momenti kur do të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Askush nuk humb me rënien e kësaj qeverie. Edhe sot këtu ju bëjmë thirrje që të jemi bashkë me 26 mars, të jemi sa më shumë dhe të ndjehen mirë edhe ata që janë aty por edhe ata që nuk janë. Aleanca edhe në Viti po zhvillohet, dhe kemi shpresë se Aleanca në Viti do të jetë  kontribuese e madhe e asaj që ndodhë në vend”, tha Haradinaj.

Kurse kryetari i AAK-së, Dega në Viti, Afrim Salihu, ka thënë se vendi nuk është në gjendje të mirë duke i lutur të gjithë të jenë sa më aktiv për ta larguar këtë qeverisje, sic e ka qujtur ai,  të keqe që ka uzurpuar shtetin tonë.

Takimin e kanë përshëndetur edhe nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi dhe kryetarja e Aleancës së Gruas, Magbule Shkodra.

Leave A Reply