Të rinjtë vitias dita-ditës po shprehin talentin e tyre në fusha të ndyshme kulturo-artistike.  Një grup prej mbi 20 të rinjve e të rejave ka shfaqur program, në përfundim të kursit  tremujor të vallëzimit modern.  Kursi ‘Step By Step’,  si pjesë e projektit ‘Culture in Action’, është financuar  nga Komisini Evropian dhe është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë  për Kulturë, RIni e Sport, në Komunën e Vitisë dhe  OJQ ‘PMCS’.  Tefik Salihu nga kjo organizatë ka thënë se ideja e oranizimit të këtij kursi që ka përshirë të rinj të moshës nga 12-18 vjet, ka disa qëllime dhe ka pasur efektin e duhur.

‘Projekti ka pasur për qëllim pajisjen e pjesëmarrësve me njohuritë bazë të vallëzimit modern, gjetjen e talenteve të reja për vallëzim, krijimi i një grupi të vallëzimit që do të jenë në shërbim të publikut, motiimi it ë rinjve për t`u marrë me aktivitete kulturore dhe parandalimi për t`u përfshirë në dukuri negative, socializimi më i madh i të rinjve dhe themelimi i një shkolle të përhershme të vallëzimit modern në Viti’, ka thënë Salihu.

Drejtoresha pёr Kulturё, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani, ka thёnё se ёshtё kёnaqёsi e vecantё kur sheh se aktivizimi i kulturёs, sportit dhe tё rinjve në përgjithësi.

‘Kursi i vallëzimit “Step by Step” është një nga aktivitetet e shumta e cila i ka kontribuar zhvillimeve kulturore dhe të rinjëve vitias, në kuadër të Projektit Cross Border të financuar nga Zyra e Komisionit Europian në Kosovë. Vitia si përfituese e këtij projekti, i përshëndetë iniciativat dhe interesimin e 14 organizatave përfituese, njëra ndër to edhe OJQ PMCS, e cila përmes këtij kursi të vallëzimit modern përveç se ka mbledhur shume të rinj, ajo i ka plasuar qytetit edhe këtë aktivitet  te vallëzimit modern si inovacion në qytetin tonë, në mënyrë shumë të suksesshme’, ka thënë drejtoresha Sylejmani.

Pjesëmarrësit e kursit tremujor ‘Step By Step’, janë pasijur me certifikata. Programi është mirëpritur nga të pranishmit, kryesisht nxënës të shkolla fillore e të mesme.

 

 

 

Leave A Reply