Komuna e Vitisë në bashkëpunim me organizatën IKC sot kanë bërë shpërndarjen e fidanëve të dredhëzës në fshatin Smirë, konkretisht të fermeri Nexhmedin Ymeri. Ky fermer ka përfituar mbi 5 mijë fidanë të dredhëzës që mjaftojnë për mbjelljen e 10 ari tokë me këtë kulturë bujqësore. Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, i uroi fermerit përfitues punë të mbarë. Organizata IKC dhe Komuna e Vitisë edhe më parë kanë bërë shpërndarjen e fidanve të dredhëzes në këtë komunë.


