Qeveria Japoneze i  ka dhuuar Qendrës  Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti dy automjete: një auto-ambulancë dhe një tjetër për bartjen e pacientëve me hemodializë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, i kanë uruar mjekët për donacionin duke falënderuar popullin japonez për bujarinë  që përmes donacioneve të tilla t`ju dalë në ndihmë qytetarëve të komunës së Vitisë.

Kryetari Haliti ndër tjerash tha se komuna e Vitisë, po synon të krijoj kushte sa më të mira si për qytetarët që marrin shërbime në këtë qendër, ashtu edhe për personelin e QKMF-së në Viti.

Xhemajl Arapi, Drejtor i QKMF “Nëna Terezë” në Viti, tha se Komuna e Vitisë, ka aplikuar për këtë donacion në qeverinë japoneze para më shumë se një viti.  Ai pasi  falënderoi popullin japonez dhe qeverinë e këtij vendi, potencoi se një automjet do të shfrytëzohet si autoambulancë ndërsa minibusi do të jetë në shërbim të pacientëve të hemodializës. Ai ka shtuar se fatkeqësisht numri i pacientëve të prekur nga kjo sëmundje në territorin e komunës së Vitisë është mjaft i madh.

Leave A Reply