Autor: Tefik Salihu

Njoftohen  të gjithë miqtë, shokët, dashamirët se me rastin e vdekjes së Ahmet  (Haki) Hasanit, ngushëllimet do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja do të hapet të dielën, më 18.12.16 prej ores 9:00 deri në ora 16:30, në ketë adresë:  Comfort Hotel Egerkingen (SO) Oltnerstrasse 22, 4622 Egerkingen. Kontakti:  076 778 86 94 Rrahim Avdiu-Gabrrica Me respekt familja Hasani!

Read More

Disa punëtorë sezonal duke e pastruar  rrugën kryesore të fshatit Smirë. Dyzet e pesë punëtorë janë angazhuar për punë të përkohshme në pastrimin e ambientit, në kuadër të një projekti të përbashkët të Fondacionit Kosovë-Luksemburg me Komunën e Vitisë. Ata i ka vizituar sot kryetari i Vitisë Sokol Haliti dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Nexhmedin Jakupi.

Read More

Aleanca Kosova e Re mbajti sot në Ferizaj Forumin e Gruas ku për Kryetare të këtij forumi zgjodhi Mimoza Ibishin, shkruan Kosova Post. Smirasja, me vendbanjm në Ferizaj, Mimoza (Avdyl)  Ibishi e cila ka kryer Fakultetin e Gazetarisë dhe atë të Psikologjisë mori besimin e degës së AKR-së për ta drejtuar Forumin e Gruas së kësaj partie në Ferzaj. Të pranishëm në këtë Kuvend ishin zyrtarë të lartë të partisë, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli dhe kandidati i kësaj partie për Ferizajn Labinot Tahiri e zyrtarë tjerë të lartë të kësaj partie. /

Read More

Në Pozheran kanë nisur punimet për  objektin e ri të Shkollës fillore “Halil Alidemaj”. Në emër të banorëve të fshatit, Naim Pira njëherit edhe kryesues i Kuvendit Komunal në Viti, ka theksuar rëndësinë që ka shkolla e Pozheranit, duke përmendur edhe kontributin në periudha të ndryshme, qysh nga themelimi i shkollës së parë shqipe nga mësuesi Islam Pira. “Ky gurthemel i shkollës së re, po bëhet në 111 vjetorin e shkollës së parë shqipe në Pozheran, andaj ka qenë e nevojë imediate për këta nxënës dhe në përgjithësi për këtë lokalitet”, ka thënë Pira. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol…

Read More

Komuniteti shqiptarë i organizuar në shoqata dhe organizata të ndryshme në Genevë të Zvicrës, bashkërishtë kanë shënuar 28 nëntorin Ditën e Flamurit. Për nderë të kësaj feste gjithëkombëtare krahas programit kulturo artisik janë zhvilluar edhe aktivitete tjera përcjellëse, ku janë angazhuar qindra të rinj të viseve të ndryshme shqiptare, e që përkohësisht jetojnë de punojnë në Zvicër. Konsulli I Kosovës në Genevë të Zvicrës, Ramadan Avdiu , pasi ka vlerësuar lartë angazhimin e shumë studentëve , artistëve, sportistëve si dhe anëtarëve të shoqatave të ndryshme që u angazhuan në shënimin e kësaj dite, ka thënë se 28 nëntori është një…

Read More

Shoqata ‘Smira Dardane’,  me seli në Shkup, me rastin e Festës  së 28-Nëntorit ua ka dërguar urim smirasve dhe të gjithë shqiptarëve.  ‘Të nderuar bashkëvendas,  të nderuar shqiptarë! Me kënaqësi dhe dashuri të madhe,  në emër të Këshillit të Shoqatës ‘SMIRA DARDANE’ Shkup dhe në emrin  tim personal ju uroj Festën e madhe shqiptare, Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë. Uroj që çdo shqiptar të jetë më i përgjegjshëm dhe më i përkushtuar në çdo gjë që është shqiptare, sepse kjo është rruga e vetme në realizimin dhe qëllimin e bijve dhe vëllezërve tanë që dhanë jetën për këto…

Read More

SHKA ;Jonuz Ramadani’, nga Smira ka shënuar 40 vjetorin e funksionimit me sukses. Me këtë rast, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti, në prani të publikut smiras e e të tjerë u shfaq program kulturo-artistik.  Kryetari i kësaj shoqërie, Muhamet Maliqi ka nderuar me mirënjohje ata që kontribuan dhe ndihmuan krijimin dhe zhvillimin e kësaj vlere, të cilën jo të gjithë e kanë. Ai tha se ky jubilee është arritur falë angazhimit të pashoq të anëtarëve por edhe ndhmës së pakyrsyer të banorëve dhe bizneseve smirase,por edhe të institucioneve lokale. ‘U jemi falënderues të gjtihëve, sepse…

Read More