Pas zhvillimeve të shumta në kuadër të riorganizimit të partisë, Kryesia Qendore e PDK-së, ka marr vendim që Bekim Azizi të udhëheq me degën në Viti, pas tërheqjes nga kjo pozitë e kryetarit të deritashëm, Sadik Haxhiu.

Vendimi i kryesisë qendrore ka ardhur pas konsultave të shumta të zhvilluara me degen e Vitisë.

Azizi pas pranimit të postit, ka zhvilluar takime me kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli, kurse ka filluar edhe me aktivititete partiake në degën e Vitisë.

Sipas burimeve tona brenda PDK-së, kryesia e degës se Vitisë dhe anëtarësia e kësaj partie e ka mirëpriturr ardhjen e z. Azizi ne krye të degës.

Bekim Azizi është i lindur në Smirë, me profesion Magjistër i Makinerisë dhe punon si mësimdhënës në Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, transmeton RTV “Iliria”.

2 Komente

  1. zijadin sylejamni on

    Ne emer te Keshillit te Shoqates “SMIRA DARDANE ” Shkup, Ju urojme postin e ri Kryetar i deges PDK per Komunen e Vitise, duke Ju uru suksese edhe me te medha.

Leave A Reply