Kolegji AAB dhe Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimin në mes të dyja palëve përmes së cilës zotohen të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta në fushën e komunikimit masiv dhe gazetarisë. Me këtë rast, në mjediset e këtij institucioni universitar, studentët e Komunikim Masivë kanë ndjekur një Ligjëratë me temën “Një qasje gjithë përfshirëse për mediat lokale dhe kombëtare”. Aty ka ligjëruar profesori zviceran Daniel Bernard, njohës në fushën e mediave ku ju ka shpjeguar studentëve përvojat e mediave lokale si dhe atyre kombëtare në Zvicër. Në anën tjeter edhe Dekanja e departamentit të Komunikimit masiv…
Autor: Tefik Salihu
Rekordmeni i njohur botëror, Agim Agushi ka lënduar sot këmbën e majtë në një aksident trafiku derisa po udhëtonte për në Tetovë për një rekord të ri botëror. Rekordi botëror ishte planifikuar të realizohej nën patronatin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, por gjatë rrugë është aksidentuar autobusi që transportonte nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” ku ishte edhe vet Agim Agushi në të. Në një fotografi të dërguar nga një fans shihet rekordmeni ynë që ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë dhe disa gërvishtje në dorën e majtë, ndërsa nga nxënësit fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Agim…
SH.K.A “JONUZ RAMADANI”, nga Smira, të premten, më 25 .11. 2016, do të shfaqë program të pasur i kulturo-artistik, me rastin e 40-vjetorit te themelimit të saj. Programi mbahet në Shtepinë e Kulturës në Viti, nga ora 14:00. Ftohen të gjithë smirasit dhe të tjerët, të marrin pjesë në këtë jubile.
Familja e Kujtim (Isa) Ramadanit nga Smira, është vendosur në shtpinë e re, të ndërtuar me donacione dhe kontribute vullnetare të smirasve nga mërgata si dhe të banorë të Smirës, por edhe miqve e dashamirëve humanistë. Me këtë rast, një pjesë e Këshillit nismëtar dhe aktivistë kanë vizituar këtë familje dhe i kanë uruar hapësirat e reja të banimit. Familja Ramadani dhe Këshilli nismëtarka falënderuar të gjithë ata që ndihmuarn në realizimin e këtij projekti human. Aksioni ishte inicuar nga Shoqata ‘Smira’ me seli në Gjenevë.
Ka ndërruar jetë Fehmi (Haxhi Jahi) Sejdiu. Varrimi do të bëhet pas faljes së Ikindisë, në Varrezat e Aliaj në Smirë. Ngushëllime familjes Sejdiu dhe të afërmve të ndjerit!
Komuna e Vitisë është përzgjedhur në mesin e disa komunave të Evropës Juglindore, të cilat do të përfshihen në projektin ‘Partneriteti ndërkomunal për qëndrueshmëri’, që e financon Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë dhe e implementon ‘Agjencia e shërbimit të komuniteteve në një botë’. Përfaqësuesi i Komunës Kirchhain, prof. Rainer Waldhardt, i ka kumtuar sot lajmin kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti, se Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë e ka miratuar kërkesën për partneritet midis Vitisë dhe Kirchhain, që do të thotë edhe financimin e projekteve të përbashkëta. Paraprakisht dy komunat kishin dërguar letrat…
Ngushëllimet për Kadri Imerin do të pranohen edhe në Gjermani, E pamja do të jetë e hapur të dielën më 20.11. 2016, në Villingen-Schwenningen në adresën: Schwenningerstrasse 11, 78048 Zum Hoptbühl. Tel. për kontakt: +49 174 375 87 08, Feri Imeri.
Në lagjen “Avdyli” në Smirë, tash e tutje, natën mund të ngisni makinat edhe pa drita. Me iniciativë të Granit dhe Valon Abdylit, ka një javë që është instaluar ndriçimi publik, përkatësisht janë vendosur 11 poça automatike elektrike, në një gjatësi prej 500 metrave. Granit Avdyli i ka thënë portalit tonë se kjo ka qenë nevojë e kohës, pasi që kalimtarët, e sidomos nxënësit që kthehen vonë nga shkolla janë përballur me rreziqe të ndryshme, si nga qentë endacakë, ashtu edhe nga makinat për shkak të pamjes së dobët. Projekti është financuar nga vet banorët e Lagjes “Avdyli”. Organizatorët…
Është inauguruar sot projekti i rivitalizimit të shkollës fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë, i financuar nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg dhe Komuna e Vitisë. Në solemnitetin ku ishin të pranishëm strukturat udhëheqëse të komunës, përfaqësues të Fondacionit Kosovë-Luksemburg, prindër, nxënës e personel i shkollës, kryetari Sokol Haliti është shprehur se komuna e Vitisë është e përkushtuar të krijojë kushte sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie. “Ne po angazhohemi që të punojmë për të krijuar kushte më të mira për fëmijët tanë. Jemi të vetëdijshëm se me arsimimin e brezave të rinj ky vend pa…
Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar sot jetë në moshën 63 vjeçare, arsimtari Kadri Imeri. Varrimi është caktuar nesër më 2 nëntor 2016, në Smirë, pas namazit të Ikindisë, nga ora 14:00. Kadri Imeri ka qenë duke punuar si arsimtar i Kimisë në Shkollën e Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë. Ngushëllime familjes Imeri, kolegëve dhe nxënësve si dhe të afërmve të tij!
