Komuna e Vitisë dhe komuna gjermane Kirchhain kanë zyrtarizuar partneritetin e bashkëpunimit. Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti dhe ai i Kirchain Olaf Hausmna kanë nënshkruar Marrëveshjen e mirëkuptimit për bashkëpunim në tre objektiva për zhvillim të qëndrueshëm: Mbrotja e Ambientit, Energjia e Ripërtëritshme dhe Biodiversiteti. Kryetari Haliti tha se në kuadër të kësaj faze të projektit do të përgatitemi për dialog aktiv, bashkëpunim si dhe realizim të projekteve konkrete. ‘Jemi të interesuar të zhvillojmë bashkëpunimtë sinqertë dhe të këmbejmë përvoja dhe ekspertë në funssion të përmbushjes së 17 objektivave për zhvillim të qëndrueshëm të miratuara nga OKB në vitin 2015’,…
Autor: Tefik Salihu
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marr vendim për shtyrjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë, deri me datë 16 janar 2017. “Ky vendim është marr për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të MAShT-it. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në ditët në vijim…
Disa vullnetarë duke pastruar qendrën e Smirës nga bora. Pas reshjeve të fundit, rrugët e fshatit ishin në gjendje të vështirë.
Shkruan: Bashkim Hasani Përsëri stina e dimrit na befason ! Gjithmonë, këtë shprehje e përdorë institucioni i komunës me rastin e reshjeve të borës dhe bllokimin e rrugëve dhe kaosin e shkaktuar si neglizhencë dhe papërgjegjësi profesionale, apo mos është më mirë të thuhet ‘hajt se qytetari i Vitisë e duron edhe kete siklet’, ngase është mësuar edhe me keqpërdorime të detyrës zyrtare. kryetar i komunës se Vitisë, vetëm mos na thuaj që ‘komuna nuk ka buxhet’ , apo, ‘ende jemi në fazen e prokurimit dhe përzgjedhjes së kompanisë kontraktuese, me qëllim te mirëmbajtjes verore dhe dimerore te rrugeve…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi kanë pritur sot në takim Maxhun Shehaj nga projekti Agro-USAID programi për zhvillimin bujqësor dhe mundësitë rurale me të cilën kanë nënshkruar një marrëveshje për kultivimin e vishnjës në komunën e Vitisë, ku do të kultivohen deri në 50 hektar sipërfaqe. Me këtë rast kryetari Sokol Haliti tha se komuna e Vitisë ka një terren të përshtatshëm për kultivimin e vishnjës. “Ky projekt ka një rëndësi të veçantë, pasi që me të do të rritët sipërfaqja e plantacioneve të pemëve në Viti. Po…
Ekipi “Laçtë” është fitues i turneut tradicional në futboll të vogël “Kemajl Bajrami”. Në finale ka mposhtur Ekipin “Zuktë” me rezultat 3:1. Dy gola i shënoi Liridon Imeri, kurse një Durim Shabiu. Herolind Eezi, Veron Sejdiu, Misin Hajrullahu, Liridon Imeri, Burhani , Durim Shabiu, Festim Imeri, Egzon Imeri, kanë bërë një paraqitje të mirë para publikut. Turneu tradicional në futboll të vogël mbahet për nder të Kemajl Bajramit nga Smira, i cili ka qenë futbollist.
Përmes një aksioni humanitar mërgimtari nga Smira e Vitisë, Shkodran Beqiri, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka ndihmuar 40 familje nga komuna e Vitisë në gjendje jo të mire ekonomike. Ai u ka shpërndarë atyre pako me produkte të ndryshme ushqimore në vlerë prej 50 eurosh, njofton PlusTv. Ky aksion sipas Beqirit, u bë me qëllim që sadopak të mbulohen nevojat e atyre që kanë më së shumti nevojë, pikërisht me rastin e festës së Viti të Ri 2017 e për të gëzuar ato derisa shtoi se është i lumtur që janë mirëpritur ndihmat nga të gjitha këto familje.…
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka mbajtur sot debatin e dytë me qytetarë për të arriturat, sfidat dhe planet në të ardhmen. Duke paraqitur raportin e punës një vjeçare, kryetari Haliti ka theksuar se takimet me publikun janë forma më e rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së komunave që i shërbejnë qytetarëve dhe po ashtu mënyra më e mirë e informimit të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet brenda komunës. Ai është fokusuar në parimet e punës për gjatë vitit që po e lëmë pas, si dhe investimet nëpër sektorë të ndryshëm, duke përmendur shumën e investimeve në bujqësi…
Të enjten më22 dhjetor 2016, do të promovohet libri “Sakrificat e popullit shqiptar dhe smirasve për identitet kombëtar gjatë viteve 1868-1999”, të autorit Feriz Ahmeti. Promovimi fillon nga ora 12:00, në Sallën e Kuvendit, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram e Sylejmani”, në Viti. Ftoheni të merrni pjesë.
Njoftohen futbolldashësit se nga 27 dhjetori 2016 do të mbahet Turneu tradicional në futboll të vogël “Kemajl Bajrami”. Pjesëmarrja kushton 10 €. Secili ekip ka të drejtë të huazojë vetëm një lojtar jashtë Smirës. Paraqitja e ekipeve do të bëhet deri më 26 dhjetor, kur edhe hedhet shorti në Kafeterinë “Te Rrethi” në Smirë Kontakti: 049 707 827 Lavdrim Bajrami dhe 044 712 613 Kemajl Sejdiu.
