Komuna e Vitisë dhe komuna gjermane Kirchhain kanë zyrtarizuar partneritetin e bashkëpunimit. Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti dhe ai i Kirchain Olaf Hausmna kanë nënshkruar Marrëveshjen e mirëkuptimit për bashkëpunim në tre objektiva për zhvillim të qëndrueshëm: Mbrotja e Ambientit, Energjia e Ripërtëritshme dhe Biodiversiteti.
Kryetari Haliti tha se në kuadër të kësaj faze të projektit do të përgatitemi për dialog aktiv, bashkëpunim si dhe realizim të projekteve konkrete. ‘Jemi të interesuar të zhvillojmë bashkëpunimtë sinqertë dhe të këmbejmë përvoja dhe ekspertë në funssion të përmbushjes së 17 objektivave për zhvillim të qëndrueshëm të miratuara nga OKB në vitin 2015’, ka thënë Haliti.
Kryetari i Kirchhain Olaf Hausman tha se sigurisht që kjo gjë është e mirë, pasi secili mund të mësoj dicka nga secili dhe mund të këmbehen idetë dhe përvojat, për zhvillim të mëtejshëm strategjik të partneriteit. Bashkëpunimi midis Vitisë dhe Kirchhain ka nisur në korrik të vitit 2016, pas disa kontakteve të fshatit Klanselhaim dhe Smirë përmes Prof. Arben Mehmetit dhe Prof. Rainer Waldhardt.
Me nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ka nisur Faza Pilot dyvjecare e projektit ‘Partneritete të qëndrueshme komunale’, i cili financohet nga Ministria Federale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik kurse implementohet nga Zyra e Komunave në një Botë (SKEW).
Në një punëtori në qytetin Gelsenkirchen, drejtori i kësaj zyreje, Ulrich Kaltenbach, ka thënë se furnzimi me ushqim, energjia, mobilitetit, shkatërrimi i ambientit janë sfida me të cilat po përballet e tërë bota, prandaj duhet mobilim dhe angazhim i përbashkët, pasi në globalizim të gjithë janë të varur nga njëri-tjetri. Në kuadër të këtij projekti janë nënshkruar 12 partneritete midis komunave gjermane dhe atyre nga Evropa Juglindore. Në mesin e tyre edhe komuna e Suharekës, përkatësisht fshati Mushtisht.
Në punëtori po marrin pjesë edhe dy përfaqësues nga Smira, Afrim Salihu nga Këshillii Fshatit dhe Tefik Salihu nga shoqëria civile.
Kryetari Haliti gjatë zhvillimit të punimeve të kësaj punëtorie është takuar edhe me kryetaren e qytetit nikoqir, Martina Rudoëitc, të cilën e ka ftuar ta vizitojë Vitinë. Ajo e ka pranuar ftesën me kënaqësi dhe ka premtuar se do të shikojë mundësitë e realizimit të vizitës në një moment të përshtatshëm.


