Në prani të familjarëve, miqve, ish-nxënësve, kolegëve dhe bashkëfshatarëve, në Smirë, u varros me nderime Remzie Shabani-Sejfullahu, të cilën të gjithë e kanë thirrur Profesoresha ”Zush”, për shkak të afërsisë dhe respektit ndaj saj. Ajo u cmua lart si femër e edukuar dhe e sjellshme por edhe si profesioniste e kolege e mirë. Në cerenominë e varrimit u tha se familja ka humbur një anëtare shumë të dashur dhe të shtrenjtë, kurse shoqëria ka humbur një edukatore të cmuar e shembullore. Humbjen e saj e kanë përjetuar rëndë të gjithë që e kanë njohur apo që kanë pasur rastin ta kenë mësimdhënëse.…
Autor: Tefik Salihu
Agim Agushi ka shënuar edhe një rekord botëror. Kësaj radhe në Dubai ka vozitur veturën e hapur me top në kokë në gjatësi 510 m. Ai me këtë rast ka falënderuar kryetarin e Komunës Sokol Halitin dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) për urimet. Agimi ka falënderuar edhe Valon Murselin nga Gjilani i cili mundësoi shkuarjen dhe realizimin e rekordit botëror në Dubai. Deri më tani Agim Agushi, ka vendosur 21 rekorde botërore në disiplina të ndryshme. Ai do të shënojë edhe një rekord specifik-goditje e topit me kokë mbi deve në ecje.
Ka ndërruar sot jetë Remzije Shabani-Sejfullahu, gruaja e Emrush Sejfullahut. Ajo ishte duke punuar si mësimdhënëse në SHFMU “Bafti Haxhiu”, në Viti. Ka punuar edhe si profesoreshë në shkollën e mesme. Varrimi është caktuar për të premten, më 10 mars 2017, nga ora 13:00. Ngushëllime familjes Shabani dhe Sejfullahu!
Femra smirase që jetojnë në Shkup kanë shënuar 8 Marsin-Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në darkën e shtruar në organizimin e Shoqatës “Smira Dardane” morën pjesë rreth 40 femra, në mesin e të cilave ishin edhe katër nga Smira. Me këtë rast u lexua edhe urimi per 8 Marsin nga kryesia e shoqatës.
Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët, se ngushëllimet për Shiqeri Mustafën, do të pranohen edhe në Gjermani. Familja Mustafa (Refiku, Halimja dhe Jashari) do t’ju presë të dielën më 12 mars nga ora 8:00-18:00, në Winterbeger- Straße 7 dhe në Mehrheim 29, 51109 Köln. Tel. +4915227983873, Jashar Mustafa dhe +49 174207270, +49 1577666449.
Pas pauzës dimrore, kanë nisur punimet për fazën e dytë të ndërtimit të shtëpisë së Nexhmedin Ymerit. Komisioni i fshatit për ndërtimin e shtëpive solidare, në përbërje: Florent Imeri, Njazi Ramadani, Mentor Ibishi, Jakup Demiri, Afrim Salihu, Musa Bajrami, Granit Avdyli, Kemajl Murtezi, një takim te ‘Beni Impex’, analizoi punën e ndërtimit të fazës së parë dhe fillimin e fazës së dytë. Në takim përvec shtëpisë së Nexhmedin Ymerit është vendosur të vazhdohet tradita e ndërtimit të shtëpive të reja për familjet në nevojë. Komisioni i fshatit për ndërtimin e shtëpive ka falënderuar të gjithë që po ndihmojnë këtë mision,…
Shiqeri (Nazif) Mustafa është varrosur sot në Smirë, me nderime dhe respekt nga familjarët, bashkëfshatarët, miqtë dhe kolegët e punës. Të pranishmit në ceremoninë mortore nuk i ndalnin dot lotët nga dhimbja për të dhe nuk po u besohej se atij po i jepej lamtumira e fundit. Arbërie Nagavci, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, ku Shiqeriu punonte si zyrtar për financa, tha në fjalimin e saj mortor, se ai ishte më i dalluari nga të gjithë punëtorët. ‘Ju keni humbur një familjar bashkëfshatar dhe një mik, kurse ne kemi humbur kolegun më të mirë. Ai ishte…
Papritmas ka ndërruar sot jetë në moshën 56 vjeçare, Shiqeri (Nazif) Mustafa. Varrimi është caktuar për nesër më 23 shkurt 2017, në Smirë, nga ora 15:00. Shiqeriu që nga viti 2001 ka jetuar me familje në Prishtinë, ku së fundmi ishte duke punuar në financa në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës. Ngushëllime familjes Mustafa dhe të afërmve të ndjerit.
Nxënësit dhe mësimdhësit e SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, kanë shënuar sot 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Me rastin e kësaj feste në ambientet e shkollës u shfaq program kulturo-artistik si dhe një ekspozitë me punime artstike.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar mbrëmë me banorë e fshatit Smirë. Me këtë rast ai ka bashkëbiseduar me ta lidhur me projektet e realizuara në këtë fshat si dhe atyre që do të realizohen. Gjatë këtij takimi disa nga banorët e shprehën të kënaqur me punën e Kryetarit Haliti në këtë lokalitet konkretisht me rivitalizimin e shkollës së fshatit, ndriçimin publik si dhe projektin e ujësjellësit që ka filluar gjatë vitit të shkuar e që pritet të përfundoj gjatë këtij viti. Kurse i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se qeveria komunale të cilën…
