Përmes një aksioni humanitar mërgimtari nga Smira e Vitisë, Shkodran Beqiri, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka ndihmuar 40 familje nga komuna e Vitisë në gjendje jo të mire ekonomike. Ai u ka shpërndarë atyre pako me produkte të ndryshme ushqimore në vlerë prej 50 eurosh, njofton PlusTv.

Ky aksion sipas Beqirit, u bë me qëllim që sadopak të mbulohen nevojat e atyre që kanë më së shumti nevojë, pikërisht me rastin e festës së Viti të Ri 2017 e për të gëzuar ato derisa shtoi se është i lumtur që janë mirëpritur ndihmat nga të gjitha këto familje.

E familjet përfituese janë shprehur të lumtura me mbështetjen ekonomike që u është ofruar, dhe kanë falënderuar donatorinë vullnetmirë për këtë iniciativë humane./PlusTv/

Leave A Reply