Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçe Hava Xhafer Ademi (gruaja e Dr. Sali Ademi-Dika). Varrimi do të bëhet sot pas namazit te Ikindisë në Ferizaj. Ngushëllimet do të pranohen në Rr “Kadri Zeka”, në Ferizaj, prej 13-17 shkurt 2017. Nhushëllime familjes Ademi dhe të afërmve të ndjerës!
Autor: Tefik Salihu
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, sonte (e diel) nga ora 18:30 do të bëjë përurimin e ndriçimit publik në rrugën kryesore të Smirës. Projekti është financuar nga buxheti komunal. Më pastaj kryetari Haliti do të mbajë një takim me banorë të Smirës në lokalet e shkollës së fshatit.
Shkruan: Avdyl Bajrami Lufta e UÇK-së filloi në DRENICË, ajo u zgjerua në tërë Kosovën. Organizimit dhe zgjerimit e zhvillimit të saj iu gëzuan edhe familja Sejdiu nga fshati Smirë i komunës së Vitisë. Pothuaj e tërë familja nga katër djemt e Ramiz Sejdiut Ymerit, Bejtës, Raifit e Nazifit u vunë në shërbim të luftës çlirimtare. Shtëpitë e tyre u bënë baza të sigurta të veprimtarisë,për formimin e njësive të para të UÇK-së, baza për pergaditjen e ushqimeve e nevojave logjistike për UÇK-së, vendstrehim i armatimeve, që kalonin nga kufiri me Maqedoninë, për zonat tjera të luftës. Por më kryesorja…
Rruga kryesore ‘Mirali Sejdiu’, e fshatit Smirë është ndriçuar, falë investimit nga buxheti i Komunë së Vitisë. Projektin e ka bërë Ing. Taulant Ramadani. Sipas tij, instalimi i rrjetit të ndriçimit publik në këtë segment rrugor është bërë në mënyrë profesionale. Përurimi zyrtar i projektit do të bëhet të dielën nga ora 18:30 nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë.
Portali zeri-shqiptar.com, i ka kushtuar një artikull veprimtarit smiras Xhavit Salihu, me qëndrim në Lozanë të Zvicrës. Autori Ismet Rashiti, ka thënë për të se ai ishte padyshim njëri ndër veprimtarët e dalluar të ‘Pranverës së Madhe 1981’, brenda dhe jshat Kosovës, ‘Xhaviti, një burrë i heshtur, i vendosur dhe i përkushtuar deri në fund për kauzën kombëtare, asnjëherë nuk pushoi së vepruari për çështjen e pazgjidhur kombëtare’, ka thënë autori. Në linkun poshtë mund ta lexoni artikullin e plotë. http://www.zeri-shqiptar.com/#!XHAVIT-SALIHU-LIRIA-PAVAR%C3%8BSIA-DHE-BASHKIMI-KOMB%C3%8BTAR-NUK-KAN%C3%8B-%C3%87MIM/cjds/589b5b21e417291262e9422f
Ka ndërruar jetë, në moshën 73 vjeçare, Ferdeze Ibrahimi (gruaja e Kadri Ibrahimit) Varrimi do të bëhet nga ora 14:30 në Smirë. Ngushëllime familjes Ibrahimi dhe të afërmve të ndjerës.
Organizatat dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, degët në Viti, organizojnë protestë kundër burgosjes së Ramush Haradinaj. ‘Ftojmë të gjithë qytetarët e Vitisë, pa dallim që të na bashkohen në potestë, e cila do të mbahet të hënën, më 6 shkurt 2017, nga ora 11:55, në qendër të Vitisë’, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Viti.
Bekim Azizi, do të garoëj për pozitën e të parit të Komunës së Vitisë, në zgjedhjet komunale që do mbahen në fund të këtij viti- tregojnë burimet tona të afërta me kreun e PDK-së në qendër, raporton RTV “Iliria”. Ditëve të fundit portale të ndryshme kanë publikuar emra të ndryshëm si kandidat të mundshëm per Kryetar të Vitisë nga Partia Demokratike e Kosovës, por burimet e RTV “Iliria”, kanë theksuar se i vetmi kandidat që ka edhe përkrahjen e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, është kreu i PDK-së në Viti, Bekim Azizi. I kontaktuar nga RTV “Iliria”, Azizi nuk ka…
Vjeshtën e këtij viti pritet të mbahen zgjedhjet lokale në gjithë vendin. E me afrimin e tyre, partitë politike kanë filluar kalkulimet e tyre që t`i mendojnë kandidatët e tyre më të mirë për kryetar të komunave, raporton Gazeta NewBorn. Partia Demokaratike e Kosovës, tashmë ka filluar t`i mendojë emrat që do të jenë kandidat të saj për komunat e vendit në zgjedhjet e këtij viti. Gazeta NewBorn, ka arritur të sigurojë një listë brenda burimeve të PDK-së, ku janë emrat e mundshëm të kandidatëve të saj për kryetar të komunave: Prishtinë – Blerand Stavileci (me mundësi ndërrimi) Prizren –…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi, me qëllim “Ndërtimin e Palestrës së Sporteve në Viti”, projekt ky në të cilin MKRS-ja do t’i investojë 1 milion e 500 mijë euro. Ministri Kujtim Shala dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i vlerësuan lartë projektet përbashkëta ndërmjet ministrisë dhe komunës, të cilat janë të dobishme dhe në interes për gjithë qytetarët e kësaj komune. Me këtë rast, ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me komunat e…
