Me moton “ Ta pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin” Komuna e Vitisë ka nisur sot  aksionin e madh njëmujor për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit. Ky aksion organizohet përmes Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe atë me nismën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndërsa mbështetet edhe nga institucionet dhe mekanizmat e ndryshme si Policia e Kosovës, KFOR-i, bashkësitë fetare, organizatat jo qeveritare, shkollat fillore dhe të mesme etj.

Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë i falënderoj të gjithë ata që sot ju kanë bashkuar  këtij aksioni tashmë tradicional. “Ky aksion 22 ditor do të përfshijë pastrimin e ambientit të gjitha kolektiveve, shkollave, ambulanteve, çerdhes, fshatrave etj. Me rëndësi është që Vitia jonë të jetë e pastër dhe më e bukur”, u shpreh Kryetari Haliti.

Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ndër tjerash tha se ky aksion  do të shtrihet në të gjitha lokalitet e komunës së Vitisë. Ai bëri me dije se aktivitetet e pastrimit do të përfundojnë me rastin e shënimit të Ditës së Planetit Tokë.

Leave A Reply