Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala, kanë nënshkruar  memorandumin e bashkëpunimit për mbështetje financiare të projektit “Ndërtimi Stadiumit në Viti”.

“MKRS-ja do të investojë në këtë projekt 600 mijë euro, ndërsa komuna e Vitisë 200 mijë euro”, thuhet në komunikatë.

Ky projekt shumë i mirëpritur nga sportdashësit, pritet të implementohet  gjatë periudhës 2017-2018. Kryetari Haliti me këtë rast ka theksuar se ky projekt do të ndikoj shumë pozitivisht në krijimin sa më të mirë të kushteve për ngritje të cilësisë së sportit të futbollit vitias.

Shala dhe Haliti më tej e vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Vitisë, edhe në projekte tjera të rëndësishëm, të cilat, siç u tha, me finalizimin e tyre, do të ndikojnë dukshëm në krijimin e kushteve më të mira për sportin dhe kulturën në këtë vend.

1 Koment

Leave A Reply