Numri i aksidenteve me fatalitet është rritur krahasuar me vitin e kaluar. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës për 11 muaj (janar-nëntor 2017), në aksidente  kanë vdekur 119 persona apo 19 persona më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përderisa janë shqiptuar afro 400 mijë tiketa trafiku për shoferët që kanë bërë kundërvajtje në trafik, raporton Gazeta Express.

Edhe në vitin 2016 edhe në vitin 2017 kanë ndodhur mbi pesëmijë aksidente me persona të lënduar. 5817 aksidente me të lënduar ndodhën gjatë periudhës janar-nëntor 2017, apo 165 më shumë aksidente me persona të lënduar sesa në vitin 2016. Nga këto aksidente u lënduan rreth 11549 persona apo 490 persona më shumë se në vitin 2016.

 

Leave A Reply