Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë duan që të gjitha familjet të ndihen të lumtura për festën e Vitit të Ri. Ata zhvilluan sot një aktivitet humanitar me moton “Blej edhe ti që të festojmë të gjithë”!. Nxënësit përmes shitjes së gjërave ushqimore, që i kanë sjellë  nga shtëpitë e tyre, kanë mbledhur mjete skmbolike financiare për familjet në nevojë. Shkolla ka njoftuar në Facebook, se aktiviteti u zhvillua nga vet nxënësit të ndihmuar  edhe nga mësimdhënësit dhe drejtori i shkollës. “Këtij aktiviteti humanitar në mënyrë simbolike iu bashkuan edhe Furra “Orexi” dhe Marketi “Visari-S”, në Smirë. Nga ky aktivitet i organizuar dhe i udhëhequr në mënyrë të shkëlqyeshme nga Këshilli i Nxënësve, u inkasuan mjete në vlerë 133.70 €, të cilat do t’u shpërndahen dy familjeve të cilat më së shumti kanë nevojë në këtë fundvit”, shkruan në Facebook-un e shkollës.

 

Leave A Reply