Ka ndërruar, jetë, në moshën 70 vjeçare, Baki Shabiu. Varrimi është caktuar për sot (e diel 7 janar 2018), nga ora 14:30, në Smirë. Ngushëllime familjes Shabiu dhe të afërmve të të ndjerit!
Autor: Tefik Salihu
Prof. Nazif Laçi ka nisur mbledhjen e materialit për një monografi kushtuar Shoqërisë Kulturo-Artistike “Jonuz Ramadani” të Smirës. Aktiviteti dhe veprimtaria 40-vjeçare e kësaj shoqërie do të përmblidhet me kujdes në një vepër, që ta kenë gjeneratat e ardhshme. “Është një vlerë e çmueshme,të cilën jo të gjithë e kanë. Puna vullnetare për 40 vjet, e qindra të rinjve, entuziazmi, vullneti e dëshira për kulturë, janë për çdo respekt dhe kjo duhet të mbetet në kujtesën tonë edhe në të ardhmen përmes monografisë”, ka thënë Prof. Laçi. Sipas tij, monografia planifikohet të jetë në dispozicion të publikut kah fundi i…
Një grup i smirasve që akualisht jetojnë jashtë Smirës, qoftë në diasporë apo në tjera qytete të Kosovës, duke shikuar me mall, të hënën, ambientet e shkollës ku kanë vijuar mësimet në fëmijëri. Madje Enver Idrizi dhe Fevzi Ademi, e shfrytëzuan rastin për t’u ulur bankën e tyre, ku ishin para 40 viteve.
Viti 2018 do t’i japë përfundimisht fund operimit të kodeve të huaja telefonike dhe do të përdoret vetëm kodi +383 i Kosovës, bëjnë të ditur përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Kodet e huaja telefonike ndërkombëtare, siç është kodi i Monakos (+377), kodi e Sllovenisë (+386), dhe kodi i Serbisë (+381) që operatorët e telefonisë fikse dhe mobile në Kosovë kanë shfrytëzuar, do të shuhen deri në qershor të këtij viti. Kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se deri më tani, zbatimi i kodit +383 është duke shkuar…
Agjencia e regjistrimit Civil të Kosovës, nga ky vit do të nis me lëshimin e letërnjoftimeve për fëmijë, si dhe lejet ndërkombëtare për shoferë. Drejtori i kësaj agjencie, Bekim Hoxha theksoin se me këtë hap do të bëhet shumë në sigurinë e fëmijëve. “Kemi hapur procedurë për ndryshimin e ligjit. Kemi hapur procedurë në këtë aspekt. Pajisja e fëmijëve me letërnjoftime është risi në Kosovë. Me këtë dokument ne do t’i japim mundësi qytetarëve që të rrisim sigurinë për fëmijë në rrugë, në shkolla, në institucione shëndetësore se përmes letërnjoftimit mund të ketë casje në sisteme të ndryshme”, tha…
Veteranët e futbollit smiras, Agim Maliqi, Muzafer Rexhepi, Mehmet Maliqi, Florim Ferizi, Muhabi Ferizi, Fevzi Ademi, Muhamet Maliqi, Enver Idrizi, Zekirja e Jahja Zuka, duke shikuar, të hënën, finalen e Turneut “Smira 2017”. Këta ishin ndër figurat kryesore të futbollit jo vetëm në Smirë, të cilët për shumë vite bartën barrën e zhvillimit të sportit, duke dhuruar lojëra, spektakle dhe emicione te publiku.
Ekipi “Mirali Sejdiu” është fitues i Turneut “SMIRA 2017”, pasi në finale, e cila u ndoq nga rreth 200 shikues, mposhti Ekipin “Te Rrethi”, me rezultat 3:0. Dy gola i shënoi Drin Demiri kurse një gol e shënoi Zekirja Ibrahimi. Ekipi fitues në përbërje: Leotrim Sejdiu, Detjan Imeri, Gani Imeri, Arlind Miftari, Ermir Haziri, Zekirja Ibrahimi, Drin Demiri, Valdrin Maliqi, ishte mirë i organizuar dhe me lojën dinamike nuk e vuri në pikëpyetje fitoren. Në anën tjetër edhe Ekipi “Te Rrethi”, ishte i rrezikshëm dhe kërkues i golit duke krijuar disa raste të mira shënimi. Organizatorët të gjitha ekipeve u…
Mërgimtarët smiras Shkodran e Ardian Beqiri, të cilë jetojnë në Bazel të Zvicrës, kanë vazhduar edhe sivjet traditën e solidaritetit për familjet në nevojë, me rastin e festave. Ata u kanë dhuruar pako ushqimore 50 familjeve në nevojë në disa fshatra të Vitisë. Vlera monetare e kësaj ndihme kap shifrën e 2.000 eurove, kurse vlera e një pakoje ushqimore e kësaj iniciative është 40 euro, transmeton Plus Tv.
E.F “Te Rrethi” do të përballet në finalee E.F “Mirali Sejdiu”, sot (e hënë), nga ora 15:00, në kuadër të turneut “Smira 2017”. “Te Rrethi” ka mposhtur E.F “Dostat” në gjysmëfinale, në penallti me rezultat 2:1, pasi koha e rregullt përfundoi pa fitues me rezultat 3:3. Kurse “Mirali Sejdiu” ishte i lirë. Gjithashtu lojtarët e ekipeve dhe organizatorët shpërndan edhe 6 pako për (me paratë e turneut) për familjet në nevojë.
Policia e Kosovës, bazuar në angazhimet dhe planifikimet e saja, vlerëson se situata e sigurisë është e qetë dhe stabile, por për të mbretëruar një situatë e tillë edhe gjatë përmbylljes së këtij fundviti dhe fillimit sa më të mbarë të vitit të ri 2018, janë paraparë masat e nevojshme policore. Por, kërkohet edhe një përkushtim dhe vigjilencë e shtuar e të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit tonë. Policia e Kosovës sikurse edhe viteve të kaluara, edhe për festat e këtij fundviti ka përgatitur planin operativ “Fund-viti 2017/2018”, për të ofruar siguri, rend dhe qetësi publike në tërë territorin…
