Ka ndërruar jetë në Shkup, në moshën 79 vjeçare Haxhere (Ramadani) Salihi, motra e aktorit smiras Jonuz Ramadani. Varrimi është bërë sot, kurse ngushëllimet do të pranohen pesë ditë, nga 31 janar-4 shkurt 2018 në Butel 1, në Shkup. Ngushëllime familjeve Ramadani dhe Salihi! Tel. 0038970520600 (Imerli Salihi)
Autor: Tefik Salihu
Shoqëria Kulturo-Artistike “Jonuz Ramadani”, nga Smira, është shpallur grupi artistik i dalluar për vitin 2017, në Komunën e Vitisë. Ky çmim iu dha në një ceremoni të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komuna e Vitisë.
Në komunën e Vitisë, së shpejti mund të ndërtohet fusha ndihmëse për klubet të cilat janë në Superligën e Kosovës. Kjo u bë me dije pas një takimi tre palëshe në mes të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe të Ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi. Vlera e këtij projekti është 250 mijë euro, 120 mijë euro do të investohen nga FFK-ja (Federata e Futbollit të Kosovës) kurse me 100 mijë euro do të participojë MKRS-ja. Komuna do të investojë 30 mijë euro. Pas këtij takimi kryetari…
Mërgimtari smiras me qëndrim në Gjenevë, Lah Jashari, në fillim të gjysmëvjetorit të dytë të mësimit, iu ka dhuruar nga një laps të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të Shkollë Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Shkolla përmes një postimi në Facebook, e ka falënderuar Lahin për këtë gjest fisnik, i cili dëshmon përkushtimin e tij për emancipim dhe zhvillim.
Driton Rashiti, Zymer Quni e Xhevdet Salihu, duke pastruar, të shtunën, skajet e rrugës “Metush Ibrahimi”, në Smirë, në mënyrë që uji i mbledhur në asfalt të ik anash. Ata kanë pastruar edhe gardhet anash për të mindësuar pamje më të mirë. Gjatë ditës kanë punuar edhe Sylejman Quni e Havzi Shabiu. Vullnetarët thanë se do të vazhdojnë edhe nesër për një lagje më të mirë, nëse lejojnë kushtet atmosferike.
Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ngushëllimet për Hava (Imeri) Shabani do të pranohen edhe në Smirë E pamja do të jetë e hapur të martën dhe të mërkurën më 16 dhe 17 janar 2018, te vëllau i saj, Izivuk Imeri. E ndjera ndërroi jetë ditë më parë nē moshën 73 vjeçare në Ferizaj.
Nga 1 janari ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Kundërvajtje në Trafik. Sipas këtij ligji, Policia e Kosovës tani do të shqiptojë gjobat për personat fizik deri në 500 euro ndërsa për personat juridik deri në 1 000 euro, dhe jo si në të kaluarën, ku Policia ka shqiptuar gjobë deri në 60 euro në vendngjarje ndërsa për gjobat më të larta dosjet i kishte dërguar në Gjykatë. Sipas Ligjit për Kundërvajtje, për gjobat e shqiptuara nga organet kundërvajtëse e në këtë rast edhe nga Policia e Kosovës, kundërvajtësit mund ta bëjnë kundërshtimin pranë Komisionit për Vendosje. Gjithnjë sipas…
Sh.A nga Zllatari i Ferizajt, i cili ishte paraqitur si punëtor i Organizatës Gjermane GIZ, akuzohet për mashtrim edhe në Viti. Ai disa nxënësve u mori të holla duke iu premtuar se do t’i shkollojë në Gjermani. Klan Kosova raportoi edhe ditë më parë për akuzat për mashtrim që i bënë këtij edhe zyrtarët komunal të Gjilanit.
Edhe pse jemi mësuar që Kina të jetë shteti ku njerëzit ecin me maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga ajri i ndotur, për këtë nuk po ia lëshon udhën as Kosova. Madje mbrëmë (8 dhjetor), Kosova është renditur në vendin e parë në botë sa i përket ndotjes. E mjekët kosovarë janë duke alarmuar mbi rrezikshmërinë e kësaj. Sipas tyre, qytetarët rrezikohen ta marrin kancerin e shumë sëmundje të tjera prej kësaj ndotjeje. Kosovarët tash e një javë po ballafaqohen me ndotje ekstreme të ajrit, duke tejkaluar kështu 300 herë mesataren e ndotjes së lejuar. Kjo sipas të dhënave…
