Me nderime janë përkujtuar dëshmorët Mirali e Hebib Sejdiu,Skender Salihu dhe Ylvi Demiri në përvjetorin e rënjes së tyre në Smirë, më 5 prill të vitit 1999. Familjarë, zyrtarë të institucioneve komunale, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe bashkëvendas nga Smira, diaspora e Shkupi si dhe nxënës, kanë bërë homazhe tek vendi i rënjes së tyre në Smirë, te lapidari i në qendër të fshatit dhe te varrezat e dëshmorëve në Viti. Vepra dhe sakrifica e tyre është lartësuar në manifestimin qendror në oborrin e shkollës, me ç`rast u shënua edhe Dita e shkollës, e cila për nder të të rënëve, mban emrin “Dëshmorët e 5 Prillit”. Drejtori Xhavit Sahiti, pasi prezantoi një historic të shkurtër të arsimit shqip në Smirë tha se falë komunës, komunitetit të fshatit, falë diasporës,sot nxënësit kanë kushte të mira për punë dhe një ambient të bukur Brenda dhe jashtë. Drejtori Sahiti tha se për krejt këto meritat u takojnë atyre qe derdhën djersë dhe mund pë rthemelimin e shkollës. Për të shënuar ditën e shkollës të ftuar ishin edhe nxënës e mësimdhënës nga shkolla mike nëntëvjecare “Anastas Laska”nga Libovsha e Fierit. Drejtoresha e shkollës, Tefta Deda, tha se dy shkollat do të vazhdojnë marrëdhënjet e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushën e mësimdhënjes, traditave dhe historisë. U shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik i nxënësve të dy shkollave dhe u hap ekspozita e Grupit të Artit, e cila u mbështet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë. Në shenjë nderimi dhe rrespekti që iu bë shkollës sonë, me me lëvdata underuan disa nxënësve të dalluar, disa veteranë të arsimit dhe disa personalitete për kontributin e dhënë në forma të ndryshme. Pati edhe këmbim të ndërsjelltë të mirëhjohjeve dhe dhuratave simbolike. Drejtori shkollës dhe Këshilli Organizativ falendërojnë të gjithë ata që ndihmuan organizimin sa më të mirë të manifestimit si dhe pjesëmarrësit që e madhështuan këtë ditë të vecantë për fshatin.


