Publiku dhe pjesëmarrësit e Festivalit  “Flakadani i Karadakut”,  i cili po mbahet në Viti, i kanë bërë nderime  koreografit Agron Bajrami, i cili dy javë më parë ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare, në Cyrih.

Të pranishmit i janë ngritur në këmbë dhe me duartrokitje të gjata i kanë bërë homazh artistit të ndjerë, në momentin kur Moderatorët Tefik Salihu dhe Arbenita Aliu-Turkaj, po i thurrnin elozhe  Agron Bajramit për kontributin e madh të tij në fushën e kulturës.  Më të emocionuar ishin anëtarët e Grupit të Vallëzimit “Rinia”,  nga Spreitenbach, Kantoni Agrau, të cilët kishin ardhur nga Zvicra enkas për këtë festival. Ata madje u përlotën në skenë bashkë me udhëheqësin e tyre Sherif Dakaj, i cili kishte bashkëpunuar me koreografin Bajramin.

Moderatorët në emër të kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti, në emër të  Festivalit “Flakadani i Karadakut” dhe në emër të gjithë artistëve i kanë shprehur ngushëllime familjes së Agronit, Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”, në Cyrih dhe të gjithë artististë e kolegëve  në diasporë dhe në gjithë shqiptarinë.

Piktori dhe koreografi Agron Bajrami, ka qenë themeluesi dhe udhëheqësi shumëvjeçarë  i Shkollës Shqiptare të vallëzimit “Shota” në Cyrih, duke organizuar me  qindra  prezantime në mbarë Zvicrën dhe vende të ndryshme të Evropës. Kalindur në Prishtinë dhe në kohën sa kajetuar në Kosovë ka qenë anëtar i Ansambli të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

 

 

 

 

 

Leave A Reply