Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë dhe të tjerë kanë bërë sot homazhe pranë varrit të ish-deputetit Hysni Salihu në Smirë të Vitisë. Salihu ishte pjesë e Kuvendit të atëhershëm të cilët me 2 korrik 1990 kanë paraqitur deklaratën e parë të Kuvendit të Kosovës për pavarësimin e vendit nga Serbia. Përndryshe Kryetari Haliti e ka çmuar lartë kontributin e deputetit Salihu duke shtuar se familja dhe vendi duhet të jenë krenar me veprën e tij.


