N.T.P “Smira” është rritur akoma më shumë duke shtuar kapacitetet dhe hapësirat e punës. Kjo ndërmarrje ka hapur sallonin modern të sanitarisë dhe qeramikës “Smira Qeramikë”. Salloni i ri, me sipërfaqe mbi 800 metra katrorë, është furnizuar me modelet më të reja të sanitarisë: dush kabina, inventar për banjo, komoda për banjo, aksesorë, rubineta si dhe me pllaka qeramike, ngjitës e fuga, të gjitha me kualitet të lartë dhe me çmime të volitshme.
Njazi Fejzullahu, njëri nga pronarët e ndërmarrjes tha për portalin tonë se është bërë shumë punë dhe investim, por në fund gjithë përkushtimi për të qenë në hap me kërkesat e konsumatorëve është kurorëzuar me këtë sukses të ri.
“Aktualisht kemi mbi 1000 artikuj të ndryshëm nga sanitaria si dhe pllaka qeramike kryesisht nga Italia dhe Spanja, por edhe nga Turqia. Sigurisht kjo gamë do të zgjerohet edhe me artikuj të tjerë, varësisht nga trendi, nevojat dhe zhvillimi i tregut”, ka thënë Fejzullahu.
Deri tani N.T.P “Smira” ka qenë e njohur për material ndërtimor, kryesisht pë ndërtim, por edhe renovim, izolim e fasadim. Tani kjo kompani ka edhe sanitarinë dhe pllakat, kështu që konsumatori i ka tē gjitha në një vend.
Pas investimit të fundit janë krijuar edhe hapësira të reja për parking.
Përveç se “Smira Qeramikë” do t’iu shërbejë konsumatorëve smiras e më gjerë, kjo njësi e re dhe moderne e N.T.P “Smira”, ia ka shtuar hijeshinë akoma më shumë edhe hyrjes së fshatit.
Foto galeria:



4 Komente
I nderuari z. Nijazi po ju drejtohem juve por urimet per hapjen e sallonit te ri i drejtohen gjith familjes tuaj Fejzullahu. Une ju pergezoj dhe ju deshiroj pune te mbre drejt sukseve te reja.
Urime kusheri ky sallon, bash me ven shum mire i paska i ra. suksese te metutjeshme.
Agim Ramadani. 22 04 2018. Urime kushe e suksese në te ardhmen.
Urime kojshi per kte sallon shendet dhe suksese po i jep gjalleri edhe krejt Smires ju lumt pershendetje