Me rritjen e fluksit të ardhjes së mërgimtarëve tanë për pushime në vendlindje,  janë rikthyer kolonat në vendkalimet kufitare Serbi-Kosovë.  Pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë, janë në pikën e kalimit kufitar Merdarë, deri 9 orë, pastaj në Jarinje 2 orë, në Mucibabe dhe Dheu i Bardhë,  1 orë e gjysmë,  kurse më pak pritje ka në Mutivodë, 15 minuta.

Të gjithë ata që ia mësyejnë Kosovës përmes pikave të kalimit të kufirit nga Serbia, mund ta shohin online frekuentimin në pikat e kalimit të kufirit në linkun e Ministrisë së Punëve të Brendshme:   https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

 

 

Leave A Reply