Albert (Riza) Ibishi nga fshati Smirë, me banim në Gjenevë, duke i bërë nderime, të shtunën, simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.
Alberti është 21 vjeçar, ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por e ndjen veprën e madhërishme dhe atdhedashurinë e Demaçit. Ai thotë se për të ka dëgjuar në media dhe nga literatura, por i ka folur edhe babai i tij.
Veprimtari i papërsëritshëm i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ishte dhe mbeti frymëzim për të gjitha gjeneratat. “Të gjithëve iu takon ta nderojnë dhe kujtojnë, e sidomos të rinjve, sepse ai e pikërisht si i ri është burgosur dhe krejt rininë e vet e ka humbur për vendin”, tha Alberti.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe të të gjitha moshave.


