Edhe sivjet në këtë fundvit shumë mërgimtarë tanë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë ardhur për t`i kaluar pushimet dimërore në vendlindjen e tyre-Smirë. Rrugën e gjatë një mijë e më shumë kilometra, varësisht ku punojnë,e kanë kaluar me aeroplan, disa me autobusë e disa me vetura private, vetëm për t`i takuar të afërmit dhe për ta parë vendin e tyre… Mehmet Maliqi, i cili aktualisht jeton dhe punon në Backnang, afër qytetit Stuttgart të Gjermanisë, Vitin e Ri e ka pritur bashkë me familjen e tij në Smirë. Ai thotë se po shijon momete…
Autor: Tefik Salihu
Edhe sivjet në këtë fundvit shumë mërgimtarë tanë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë ardhur për t`i kaluar pushimet dimërore në vendlindjen e tyre-Smirë. Rrugën e gjatë një mijë e më shumë kilometra, varësisht ku punojnë,e kanë kaluar me aeroplan, disa me autobusë e disa me vetura private, vetëm për t`i takuar të afërmit dhe për ta parë vendin e tyre. Mehmet Maliqi, i cili aktualisht jeton dhe punon në Backnang, afër qytetit Stuttgart të Gjermanisë, Vitin e Ri e ka pritur bashkë me familjen e tij në Smirë. Ai thotë se po shijon momete…
Edhe sivjet në këtë fundvit shumë mërgimtarë tanë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë ardhur për t`i kaluar pushimet dimërore në vendlindjen e tyre-Smirë. Rrugën e gjatë një mijë e më shumë kilometra, varësisht ku punojnë,e kanë kaluar me aeroplan, disa me autobusë e disa me vetura private, vetëm për t`i takuar të afërmit dhe për ta parë vendin e tyre. Mehmet Maliqi, i cili aktualisht jeton dhe punon në Backnang, afër qytetit Stuttgart të Gjermanisë, Vitin e Ri e ka pritur bashkë me familjen e tij në Smirë. Ai thotë se po shijon momete…
Bora që ka rënë dy ditët e fundit, ka gëzuar më të vegjlit e fshatit. Grupe fëmijësh janë parë në rrugët e Smirës duke rrëshqitur me saja e duke lozur nëpër borë. Kjo, ndoshta po u qet pak telashe shoferëve, sepse rrugët janë bërë akull dhe të vështira për qarkullim, kurse edhe rreziku për ndonjë pësim të fëmijëve është evident. Sidoqoftë, fëmijët nuk po qajnë kokën për këtë. Ata po vazhdojnë të kënaqen.
Në orët e vona të së dielës në fshatin Smirë ka filluar të bie borë. Sipas parashikimeve të meteorologëve, reshjet do të vazhdojnë edhe të hënën. Temperaturat e ditës pritet të lëvizin ndërmjet -2 e 2°C. Gjatë ditëve në vijim reshjet pritet të ndalen, por temperatura do të ulet deri në -11° C. Nga fundi i javës do të ketë ngritje të temperaturave.
Psikologët deklarojnë se fëmijët që merren me kompjuter pasi kryejnë mësimet, harrojnë rreth 70% të asaj që kanë mësuar. Kjo e dhënë u bë e ditur në një konference për nxënësit, prindërit dhe mësuesit e shkollave fillore rreth detyrave që u takojnë prindërve dhe nxënësve për të qenë të suksesshëm, zhvilluar në Bursa të Turqisë. Duke nënvizuar rëndësinë e mësimit dhe të përsëritjes së mësimit në shtëpi, psikologët theksojnë se përdorimi i pakontrolluar i celularit, i televizorit dhe i kompjuterit nga fëmija ndikon negativisht në përqendrim dhe në të mësuar. Duke theksuar se përveç nxënësve përgjegjësia më e madhe…
Viti i Ri· edhe në Smirë u kremtua në atmosferë gëzimi dhe hareje. Pamje mahnitëse me ngjyra të bukura, nga mjete piroteknike dhe fishekzjarre kanë mbuluar qiellin mbi· fshat,· pikërisht në ndërrimin e moteve. Urime 2011-ta, me dëshirën që paqja, lumturia dhe mbarësia të mbretërojnë në familjet tuaja. Shikoni disa fotografi nga kremtimi në Smirë. Gëzuar!!! Gëzuar!!! Gëzuar!!!
Asfaltimi i ri i rrugës kryesore, rreth 2.2 km e gjatë, ka qenë padyshim ngjarja e vitit 2010 në fshatin Smirë Projekti ka kushtuar rreth 500 mijë euro dhe është realizuar me mjetet e ndara nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit si dhe të komunitetit të fshatit. Ministri Fatmir Limaj, pati thënë në përurimin e rrugës në Smirë, se me investimet e vazhdueshme që ka bërë Qeveria në infrastrukturë, fshatrat e Kosovës po kthehen në qytetëza të vogla, ku janë të gjitha kushtet për jetesë. “Në vitin 2007 Kosova ka qenë në fundit për nga infrastruktura në rajon, pasi…
Hapja e faqes së internetit e Smirës, në përgjithësi, është mirëpritur nga banorët që jetojnë në fshat, apo në diasporë. Komentet që i kemi marrë këto dy ditë janë kryesisht pozitive dhe mirënjohëse. Smirasit shprehin falënderime për këtë hap dhe shpresojnë se do të kemi edhe mbështetjen e të tjerëve në mënyrë që faqja të jetë edhe më e mirë. Mendime të mira për faqen kanë dhënë edhe mërgimtarët e Smirës. Fadil Ademi ka shkruar nga Zvicra se tashti edhe nga diaspora mund të vizitohet vendlindja. Ardian Maliqi na ka falëndeuar që iu kemi dhënë mundësinë që nga diaspora të…
Fshati Smirë dhe disa pjesë tjera të Kosovës kanë gëdhirë sot në mëngjes të zbardhuara. Bora që ka filluar mbrëmë dhe që ka vazhduar të bie edhe sot, ka mbuluar sipëfaqen e tokës me një shtresë të hollë. Rrugët janë të kalueshme, por shoferët këshillohen të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve. Meteorologët parashohin që temperaturat të zbresin deri në -7°C gjatë natës, ndërsa gjatë ditës ato nuk do të ngritën mbi 0°C. Ditët në vijim nuk pritet të ketë reshje bore, por temperaturat do të vazhdojnë të jetë të ulta. …
