Asfaltimi i ri i rrugës kryesore, rreth 2.2 km e gjatë, ka qenë padyshim ngjarja e vitit 2010 në fshatin Smirë Projekti ka kushtuar rreth 500 mijë euro dhe është realizuar me mjetet e ndara nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit si dhe të komunitetit të fshatit.
Ministri Fatmir Limaj, pati thënë në përurimin e rrugës në Smirë, se me investimet e vazhdueshme që ka bërë Qeveria në infrastrukturë, fshatrat e Kosovës po kthehen në qytetëza të vogla, ku janë të gjitha kushtet për jetesë.
“Në vitin 2007 Kosova ka qenë në fundit për nga infrastruktura në rajon, pasi që vetëm 11 për qind e fshatrave të vendit kanë pasur rrugë. Por nga 2007 e deri tani kemi arritur që Kosova sot të ketë 85 për qind të rrugëve nëpër fshatra të asfaltuara.”, ka thënë Limaj.
Kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi ka thënë se gjatë tri viteve të fundit, investimet në rajonin e Vitisë janë shumë të mëdha.
“Mund t’ju them se nuk kemi pasur projekte sa kemi pas mundësi të realizojmë. Komuna e Vitisë vazhdimisht ka pasur derën hapur nga qeveria”, është shprehur Arifi.