
Bora që ka rënë dy ditët e fundit, ka gëzuar më të vegjlit e fshatit. Grupe fëmijësh janë parë në rrugët e Smirës duke rrëshqitur me saja e duke lozur nëpër borë. Kjo, ndoshta po u qet pak telashe shoferëve, sepse rrugët janë bërë akull dhe të vështira për qarkullim, kurse edhe rreziku për ndonjë pësim të fëmijëve është evident. Sidoqoftë, fëmijët nuk po qajnë kokën për këtë. Ata po vazhdojnë të kënaqen.