Hapja e faqes së internetit e Smirës, në përgjithësi, është mirëpritur nga banorët që jetojnë në fshat, apo në diasporë.
Komentet që i kemi marrë këto dy ditë janë kryesisht pozitive dhe mirënjohëse.
Smirasit shprehin falënderime për këtë hap dhe shpresojnë se do të kemi edhe mbështetjen e të tjerëve në mënyrë që faqja të jetë edhe më e mirë.
Mendime të mira për faqen kanë dhënë edhe mërgimtarët e Smirës.
Fadil Ademi ka shkruar nga Zvicra se tashti edhe nga diaspora mund të vizitohet vendlindja. Ardian Maliqi na ka falëndeuar që iu kemi dhënë mundësinë që nga diaspora të lidhen më mirë me fshatin.
Përgëzime kemi marrë edhe nga Shpendi dhe Bashkimi nga Lozana.
Ndryshe, Besnik Imeri ka shkruar se krijimi i ueb-faqes e bën të ndihet edhe më krenar për fshatin e tij.
Dardan Shabiu ka thënë se Smira e meriton një faqe të mirë. Ka pasur edhe komente tjera të bukura.
Përndryshe njëri nga nënkryetarët e kryesisë së smirasve për Zvicër, Ramadan Rrahmani, i cili gjendet për pushime në Smirë, është takuar sot në një takim joformal, me njërin nga anëtarët e ekipit që e administron faqen, Tefik Salihu, për të dhënë mendimet e para. Dani tha se në përgjithësi faqja është pëlqyer nga anëtarët tjerë të kryesisë, por ka pasur propozime që të shtohen disa rubrika ose disa linqe tjera që mundësojnë lidhjen me dritare tjera, si dhe të plotësohen disa materiale.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që të takohen prapë dhe të bisedojnë për modalitetet tjera të funksionimit të faqes në mënyrë që ajo të jetë në shërbim të qytetarëve të Smirës, për çka edhe është krijuar. (fshatismire.com)