Përdorimi i rregullt i një doze të ulët të aspirinës në moshën e mesme mund të ulë rrezikun e vdekjes nga kanceri i prostatës apo i mushkërive, për 20 %- kjo sipas një studimi të ri britanik me mjekë të Universiteti Oxford. Analizat e reja të publikuara nga revista mjekësore Lancet ndoqi tetë prova klinike me 25 mijë pjesëmarrës. ./VoA/
Autor: Tefik Salihu
Përfaqësues të fshatit Smirë dhe Goshicë, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës së UÇK-së, përfaqësues të bizneseve dhe personalitete tjera, kanë marrë vendim për ngritjen e bustit të dëshmorit smiras Mirali Sejdiu, në oborrin e shkollës fillore të Goshicës…. Administratori i fshatit Smirë, Bekim Azizi, tha për portalin tonë se në një takim që është mbajtur në Smirë, është formuar edhe komisioni, i cili përbëhet nga përfaqësues të Smirës dhe Goshicës, të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, diasporës dhe përfaqësues të shkollës fillore të Goshicës, e cila me një vendim të autoriteteve komunale do të mbajë emrin…
Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët në diasporë, se ngushëllimet me rastin e vdekjes së veteranit të arsimit Sabri Salihu, nga fshati Smirë i komunës së Vitisë, do të pranohen edhe në Zvicër, të dielën më 23.01.2011, në Route du Nant-d’Avril 12, 1214 Vernier, në Gjenevë, prej orës 9:00-17:00. Natel: 079 775 61 87 Familja Salihu.
Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët në diasporë, se ngushëllimet me rastin e vdekjes së veteranit të arsimit Sabri Salihu, nga fshati Smirë i komunës së Vitisë, do të pranohen edhe në Zvicër, të dielën më 23.01.2011, në Route du Nant-d’Avril 12, 1214 Vernier, në Gjenevë, prej orës 9:00-17:00. Natel: 079 775 61 87 Familja Salihu.
Me nderime, në fshatin Smirë është bërë varrimi i veteranit të arsimit Sabri Salihu. Familjarë, të afërm, ish-kolegë, bashkëfshatarë, miq dhe shokë i dhanë lamtumirën e fundit të njerit, njërit nga mësuesit e parë të komunës së Vitisë. Përfaqësues të shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, ku ai ka punuar për një kohë të gjatë, thanë në ceremoninë e varrimit, se lajmi për vdekjen e mësuesit Sabri, ka qenë prekës për të gjithë: “Sabriu ishte shok i mirë. Ishte i dashur. Filloi të punojë shumë herët. Punoi së pari si mësues në Kabash, në vitin 1952, atëherë kur Vitia…
Pas pushimit pak mbi dyjavor, nxënësit e shkollave fillore e të mesme në vend iu kthyen sërish mësimit. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë bëri të ditur se sot ka filluar gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2010/2011. Edhe në shkollën fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në fshatin Smirë, sot, mbi 600 nxënës iu rikthyen bankave shkollore, pas pushimit të merituar dimëror… Drejtori Naim Agushi i tha portalit fshatismire.com se gjysmëvjetori i dytë ka filluar mbarë. “Mësimi ka filluar me kohë. Nuk kemi pasur kurrfarë problemi. Shkolla i plotëson kushtet teknike për mësim të rregullt dhe pa telashe. Lëndë…
Mërgimtarët kosovarë të pajisur me pasaporta të ish-Jugosllavisë janë ndaluar nga autoritetet policore të Durrësit për të hipur në tragetet e linjave detare, duke shkaktuar habi dhe reagim te ta, pasi përveç ndërprerjes së papritur të udhëtimit për t’u kthyer në vendet ku jetojnë dhe kostos financiare, ata rrezikojnë të humbasin edhe vendet e punës në Perëndim… Gjatë 48 orëve të fundit, mbi 100 shtetas kosovarë të pajisur me këto pasaporta nuk janë lejuar të kalojnë kufirin shtetëror përmes portit të Durrësit. Ndërprerja e detyruar e udhëtimit është konsideruar e papritur dhe arbitrare nga ana e shtetasve të Kosovës,…
Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur, Jahja Lluka, ka thënë se, në bazë të të dhënave të kësaj shoqate, Kosova aktualisht, pa i përfshirë të shpërngulurit e hershëm në Turqi “që janë me miliona”, ka rreth 700 deri në 800 mijë mërgimtarë. Lluka ka vlerësuar se shteti i Kosovës nuk ka bërë asgjë që ta ndalë mërgimin. “Zhvillimi ekonomik, punësimi, janë ato që do ta ndalnin mërgimin dhe do të nxisnin kthimin”, ka thënë Lluka për Kohën Ditore… Ai e përkrah nismën e saj për formimin e ministrisë për diasporën. ”Ministria do të ndihmonte shumë, nuk…
Krijimi i faqes së internetit, në përgjithësi, është mirëpritur nga banorët që jetojnë në Smirë dhe diasporë. Komentet që i kemi marrë këto ditë janë kryesisht pozitive dhe mirënjohëse. Smirasit shprehin falënderime për këtë hap me shpresën se nuk do të mungojë mbështetja edhe e të tjerëve në mënyrë që faqja të jetë sa më e mirë dhe të arrijë objektivat-aktivizmin shoqëror për të mirën e komunitetit dhe për ngritjen e cilësisë së jetës në fshat.. . Fadil Ademi ka shkruar nga Zvicra se tashti edhe nga diaspora mund të vizitohet vendlindja. Ardian Maliqi na ka falëndeuar që iu kemi…
Krijimi i faqes së internetit, në përgjithësi, është mirëpritur nga banorët që jetojnë në Smirë dhe diasporë. Komentet që i kemi marrë këto ditë janë kryesisht pozitive dhe mirënjohëse. Smirasit shprehin falënderime për këtë hap me shpresën se nuk do të mungojë mbështetja edhe e të tjerëve në mënyrë që faqja të jetë sa më e mirë dhe të arrijë objektivat-aktivizmin shoqëror për të mirën e komunitetit dhe për ngritjen e cilësisë së jetës në fshat.. . Fadil Ademi ka shkruar nga Zvicra se tashti edhe nga diaspora mund të vizitohet vendlindja. Ardian Maliqi na ka falëndeuar që iu…
