faqja_e_SmiresKrijimi i faqes së internetit, në përgjithësi, është mirëpritur nga banorët që jetojnë në Smirë dhe  diasporë. Komentet që i kemi marrë këto  ditë janë  kryesisht pozitive dhe mirënjohëse. Smirasit shprehin falënderime për këtë hap  me shpresën se nuk do të mungojë mbështetja edhe e të tjerëve në mënyrë që faqja të jetë  sa më e mirë dhe të arrijë objektivat-aktivizmin shoqëror për të mirën e komunitetit dhe për ngritjen e cilësisë së jetës në fshat.. .

Fadil Ademi ka shkruar nga Zvicra se tashti edhe nga diaspora mund të vizitohet vendlindja.

Ardian Maliqi na ka falëndeuar që iu kemi dhënë mundësinë  që nga diaspora të lidhen më mirë me fshatin.

Përgëzime kemi marrë edhe nga Shpendi dhe Bashkimi, poashtu nga Zvicra.

Ndryshe, Besnik Imeri ka shkruar se krijimi i ueb-faqes e bën të ndihet edhe më krenar për fshatin e tij.

Dardan Shabiu ka thënë se Smira e meriton një faqe të mirë.

Jahja Zuka ndërkaq, e ka quajtur gjest të mirë hapjen e faqes për Smirën.

Qahil Imeri poashtu na ka inkurajuar për punë të mëtutjeshme: “Djema vazhdoni keshtu se suksesi nuk do te mungoj. Vetem perpara”, ka shkruar Qahili.

Përshëndetje dhe kurajo na kanë dërguar edhe Naser Hajrullahu, Ramadan Rrahmani, Mifail Imeri, Halit Ademi, Ilir Zuka, Irfan Maliqi, Skender Hyseni, Festim Laqa, Besnik Pajaziti…

Ka pasur edhe komente tjera të bukura.

Ju falënderojmë për këto fjalë të mira dhe për mbështetjen që po i jepni faqes së të gjithë smirasve: www. fshatismire.com

Leave A Reply