porti_i_durresitMërgimtarët kosovarë të pajisur me pasaporta të ish-Jugosllavisë janë ndaluar nga autoritetet policore të Durrësit për të hipur në tragetet e linjave detare, duke shkaktuar habi dhe reagim te ta, pasi përveç ndërprerjes së papritur të udhëtimit për t’u kthyer në vendet ku jetojnë dhe kostos financiare, ata rrezikojnë të humbasin edhe vendet e punës në Perëndim…

 

Gjatë 48 orëve të fundit, mbi 100 shtetas kosovarë të pajisur me këto pasaporta nuk janë lejuar të kalojnë kufirin shtetëror përmes portit të Durrësit.  Ndërprerja e detyruar e udhëtimit është konsideruar e papritur dhe arbitrare nga ana e shtetasve të Kosovës, pasi me të njëjtën pasaportë kanë kaluar kufirin shqiptaro-malazez e më pas kanë udhëtuar nëpër Kroaci, Hungari, Slloveni e vende të tjera të Evropës pa probleme.
Krejt kjo ka ardhur pasi MPJ-ja shqiptare, përmes Drejtorisë së Policisë së Shtetit ka njoftuar drejtoritë e kufirit për kërkesën e përcjellë nga Ambasada e Serbisë në Tiranë, e cila njofton se në bazë të ligjit serb mbi dokumentet e udhëtimit të modelit të ish-Jugosllavisë, vlefshmëria e tyre kishte  skaduar më 31 dhjetor 2010. /koha.net/

Leave A Reply