Nxenes_ne_klasePas pushimit pak mbi dyjavor, nxënësit e shkollave fillore e të mesme në vend iu kthyen sërish mësimit. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  bëri të ditur se sot ka filluar gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2010/2011. Edhe në shkollën fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në  fshatin Smirë, sot, mbi 600 nxënës iu rikthyen bankave shkollore, pas pushimit të merituar dimëror…

 

Drejtori Naim Agushi i tha portalit fshatismire.com se gjysmëvjetori i dytë ka filluar mbarë.

“Mësimi ka filluar me kohë. Nuk kemi pasur kurrfarë problemi.  Shkolla i plotëson kushtet teknike për mësim të rregullt dhe pa telashe.  Lëndë për ngrohje kemi mjaftueshëm, kështu që ambientet janë të përshtatshme për punë. Edhe furnizimi i shkollës me ujë është në nivel”, ka thënë Agushi.

Ai ka shprehur besimin se edhe kjo gjysma tjetër e vitit shkollor, do të jetë e sukseshme dhe shkolla do të arrijë rezultate të mira.

 

Leave A Reply