Autor: Tefik Salihu

Qytetarë të Komunës së Vitisë, reshurat e vazhdushme të borës po vështirsojnë qarkullimin e lirë dhe të sigurt, edhe për kundër angazhimt  të pa ndërprerë të kompanive kontraktuese për pastrimin e rrugëve është praqitur nevoja që ne bashkarisht të mobilizohemi dhe të  marrim të gjitha masat për një qarkullim të lirë dhe të sigurt. Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e  Komunës së Vitisë në mbledhjen të mbajtur me 26.01.2012 ju drejton gjithë qyetarëve të komunës së Vitisë  këtë: A P E L O J M Ë   PËR I.Organizimin e komunitetit përmes këshillave të fshatrave që të bëjnë pastrimin në lokalitetet…

Read More

Vetëm 5 mijë hapa në ditë do t’iu mjaftonin për të përgjysmuar rreziqet nga vdekja. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, secili prej nesh duhet të ecë të paktën 3 kilometra në ditë për të shmangur një mori sëmundjesh dhe për t’u ndjerë i shëndetshëm, duke rritur mundësinë për të jetuar më gjatë. Për më tepër, në këtë mënyrë do të kursenit edhe rreth 700-800 euro benzinë në vit, duke lënë veturën në garazh. Llogaritet që jetesa sedentare shkakton vdekjen e rreth 600 mijë njerëzve në vit në Evropë dhe konsiderohet si një nga 10 shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe paaftësisë…

Read More

Një studim australian ka dalë në përfundimin se konsumimi i tre filxhanëve çaji në ditë bën mirë për zemrën, siç publikon ‘Daily Mai’. Udhëheqësi i këtij kërkimi shkencor, profesori Jonathan Hodgson, u shpreh: “Kemi zbuluar se çaji parandalon sëmundjet e zemrës. Ai ndihmon në mbajtjen e ulët të tensionit të zemrës. ” Çaji është pija e dytë më e konsumuar në botë, pas ujit. Përmban polifenole dhe antioksidantë që parandalojnë formimin e qelizave kancerogjene, ndërsa ky studim e lidh edhe me parandalimin e sëmnudjeve të zemrës dhe mbajtjen e tensionit në nivele optimale. Një tjetër studim nga Universiteti i Harvardit ka…

Read More

Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe vështirësimit të lëvizjes në gjithë territorin e Kosovës, pas kontakteve me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit  në Republikën e Kosovës, është vlerësim se në shumicën e komunave, gjendja e kushteve atmosferike është e vështirësuar.     Me kërkesën e shumicës së DKA-ve, MASHT bie vendim që përkohësisht (respektivisht gjatë ditëve e enjte dhe e premte), të ndërpritet mësimi në të gjithë arsimin parauniversitar të Kosovës. Mësimi në të gjitha shkollat rifillon të hënën, më 30 janar 2012. Ditët dhe orët e humbura do të kompenzohen sipas planifkimit të përbashkët të…

Read More

Smira ka gëdhirë sot e tëra e bardhë. Bora që ka rënë mbrëmë gjatë natës e ka mbuluar fshatin me një “jorgan” të paktën  30 cm të trashë. Banorët e Lagjes së Re, kishin dalur në mëngjes dhe po përpiqeshin të pastronin sadopak rrugët përpara shtëpive të tyre. Rrugët e fshatit janë të kalueshme, mirëpo, bora e dendur,   dosido shkaktoi telashe në qarkullimin normal të automjeteve dhe njerëzve. Shih për këtë, sot pati edhe më pak lëvizje të banorëve. Daljet kanë qenë minimale dhe vetëm për gjëra të domosdoshme.  Sipas parashikimeve të meteorologëve, reshje bore do të ketë edhe…

Read More

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) vlerëson se Smira mund t`ju shërbejë edhe lokaliteteve tjera të Kosovës si model i qytetarisë aktive. Si shembull të rrallë për këtë, kjo organizatë, në faqen zyrtare të saj,  e ka marrë krijimin  e faqes së internetit arkiva.fshatismire.com dhe njëvjetorin e saj të suksesshëm të funksionimit.      ” Fshati Smirë në Komunën e Vitisë është ndër fshatrat e rrallë në Kosovë që ka hapur një webfaqe, e cila mirëmbahet nga tre aktivistë të fshatit, të cilët çdo ditë postojne informata me rëndësi për fshatin, dhe përcjellin poaashtu të gjitha ngjarjet me rëndësi nga jeta e…

Read More

Pengesat në rrugë, apo siç quhen në terminologjinë profesionale, “policët e shtrirë”, janë bërë sërish temë diskutimi në Smirë, ndonëse vazhdimisht ka pasur mendime për dhe kundër tyre. Në një takim joformal përfaqësues të fshatit e kanë rrahur këtë çështje me komandantin e Stacionit Policor të Kosovës, në Viti, kapiten Afrim Halili.   Disa nga banorët kanëkërkuar heqjen apo ndërrimin e tyre, sepse siç kanë thënë, janë të papërshtatshme dhe dëmtojnë automjetet. “Këto pengesa  janë të dedikuara për vende të sigurisë së lartë, siç janë kazermat ushtarake, zonat kufitare etj. dhe nuk janë fare adekuate për vendbanime si Smira. Me standarde profesionale të ndërtimtarisë,…

Read More

Njoftohen  të afërmit, miqtë, dashamirët dhe të interesuarit e tjerë, se  ngushëllimet me rastin e vdekjes së Kemajl Bajrami do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja do të jetë e hapur në Gjenevë,  të dielën, më 15 janar 2012, nga ora 09:00 deri në orën 16:00, në Xhaminë “Dituria”, në adresën: Rte. Du Nant  d’Avril 12, 1214  Vernier Tel. për kontakt: Sameti  076 215 65 30Familja Bajrami

Read More

Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com, shënoi njëvjetorin e funksionimit me sukses. Në një ceremoni rasti të mbajtur në “Beni Impex”, ekipi i faqes: Tefik Salihu, Zeqir Halili, Fidan Ferizi dhe Nijazi Halili, përmes video-perzantimeve, shfaqën para të pranishmëve, qëllimet, vizionin dhe planet e faqes si dhe aktivitetin e saj brenda këtyre 12 muajve.  “Faqja e ka arsyetuar veten.     Ajo është krijuar me qëllim që të lidh virtuelisht të gjithë smirasit kudo që janë dhe kjo ka ndodhur, sepse është vizituar shumë nga bashkëfshatarët këtu dhe gjetiu. Kjo na bën të ndihemi mirë, sepse për këtë arsye edhe e kemi…

Read More

Në dhjetor të vitit 2009 qeveria zvicerane pati vendosur që në të ardhmen të mos paguaj më tej pensionet dhe shtesat familjare në Kosovë. Për këtë arsye qeveria zvicerane ngutshëm vendosi që Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore të mos zbatohet më tej. Ishte ky një vendim i padrejtë, siç erdhi në përfundim më    vonë edhe Gjyqi Federal Administrativ i Zvicrës më 22 dhjetor 2011. Gjyqi në fjalë me këtë vendim të tij më të ri vërtetoi vendimin udhërrëfyes të marsit të vitit të kaluar, përmes të cilit Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore duhet të zbatohet edhe më tej.Me vendimin e tij…

Read More