banoret_duke_hequr_boren_320x200Smira ka gëdhirë sot e tëra e bardhë. Bora që ka rënë mbrëmë gjatë natës e ka mbuluar fshatin me një “jorgan” të paktën  30 cm të trashë. Banorët e Lagjes së Re, kishin dalur në mëngjes dhe po përpiqeshin të pastronin sadopak rrugët përpara shtëpive të tyre. Rrugët e fshatit janë të kalueshme, mirëpo, bora e dendur,

 

dosido shkaktoi telashe në qarkullimin normal të automjeteve dhe njerëzve. Shih për këtë, sot pati edhe më pak lëvizje të banorëve. Daljet kanë qenë minimale dhe vetëm për gjëra të domosdoshme.  Sipas parashikimeve të meteorologëve, reshje bore do të ketë edhe në ditët në vijim.

Leave A Reply