Disa nga banorët kanëkërkuar heqjen apo ndërrimin e tyre, sepse siç kanë thënë, janë të papërshtatshme dhe dëmtojnë automjetet. “Këto pengesa janë të dedikuara për vende të sigurisë së lartë, siç janë kazermat ushtarake, zonat kufitare etj. dhe nuk janë fare adekuate për vendbanime si Smira. Me standarde profesionale të ndërtimtarisë, këtu duhet të vendosen pengesa që quhen shkollore. Ato janë të ulta 10 cm dhe të gjëra 80 cm kurse janë mjaftueshëm efektive. Përndryshe, këto që janë po dëmtojnë edhe automjetetet, por edhe trotuaret. Shikoni si janë deformuar kubëzat e betonit, duke iu shmangur shoferët pengesave”, ka thënë inxhineri i ndërtimtarisë, Mentor Ibishi. Ai tha poshtu se as pikat ku janë vendosur këto pengesa, nuk janë të qëlluara, andaj propozi që të zhvendosen në pika tjera. Komandanti i Stacionit Policor të Kosovës, në Viti, kapiteni Afrim Halili, u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me banorët për të trajtuar këtë çështje. “Nuk ka problem. Pengesat në rrugë janë të përkohshme, pra janë vendosur me vida. Nëse ju e shihni të arsyeshme ato mund të zhvendosen, me një kërkesë tek organet përgjegjëse komunale, por nuk mendoj se duhet të hiqen fare. Sepse të jeni të bindur se ato kanë shpëtuar jetë njeriu. E kuptojmë që ato edhe pengojnë, mirëpo mendoj që kundër tyre janë pikërisht ata që ngasin shpejt automjetetet. Ju mund ta bëni njër kërkesë dhe pengesat mund të ndërrohen me të tjera më të përshtatshme dhe t`ju ndërrohet edhe vendi”, tha kapiteni Afrim Halili.
Edhe në temën që e kemi trajtuar më herët në portalin tonë ka pasur komente të ndryshme. Në princip shumica e
përkrahin idenë që “shoferët e shpejtë” duhet të ndalen disi, duke propozuar që policia të patrollojë më shpesh në këtë
rrugë. Poashtu ka pasur kritika që pengesat nuk kjanë paralajmëruar me shenja adekuate të trafikut. Në ndërkohë, tri
pengesat e vendosura u dëmtuan, një krejtësisht dhe dy të tjerat pjesërisht, të cilat u riparuan më vonë.
Ndryshe, vitin e kaluar pati disa të lënduar në aksidente trafiku, në rrugën kryesore. Rr. Azizi, 6-vjeç, nga fshati Smirë,
pati thyer njërën këmbë dhe pati marrë lëndime në kokë, para shtëpisë së tij, përballë auto-mekanikut “Zeka”. Kurse, tre
veta u lënduan në një aksident tjetër, te varrezat e fshatit. Edhe një tjetër aksident pati ndodhur në rrugën kryesore, por
nuk ka pasur të lënduar.