Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com, shënoi njëvjetorin e funksionimit me sukses. Në një ceremoni rasti të mbajtur në “Beni Impex”, ekipi i faqes: Tefik Salihu, Zeqir Halili, Fidan Ferizi dhe Nijazi Halili, përmes video-perzantimeve, shfaqën para të pranishmëve, qëllimet, vizionin dhe planet e faqes si dhe aktivitetin e saj brenda këtyre 12 muajve. “Faqja e ka arsyetuar veten.
Ajo është krijuar me qëllim që të lidh virtuelisht të gjithë smirasit kudo që janë dhe kjo ka ndodhur, sepse është vizituar shumë nga bashkëfshatarët këtu dhe gjetiu. Kjo na bën të ndihemi mirë, sepse për këtë arsye edhe e kemi krijuar, për t`i informuar n
jerëzit për aktivitetet dhe zhvillimet në fshat”, ka thënë Tefik Salihu, duke falënderuar të gjithë që e kanë lexuar dhe i kanë dhënë mbështetje faqes. Janë sjellur edhe statistikat, si dëshmi e suksesit që arritur faqja gjatë një viti. “Prej 1 janar deri më 31 dhjetor 2011, portali arkiva.fshatismire.com, ka pasur rreth 42 mijë vizita, në 58 shtete të botës. Nga faqja kryesore e saj, janë hapur mbi 220 mijë faqe tjera, psh: njoftime, shkolla, lajme, info, kultura…argëtim etj. Koha mesatare që një vizitor ka kaluar në faqe është 5 minuta e gjysmë. Më së shumti vizitorë ka pasur nga Kosova, pastaj nga Zvicra, Gjermania, Franca, SHBA-të, Shqipëria, Austria, Maqedonia, Italia, etj.”, tha ai. I pranishëm në ceremoni ishte edhe zëvendësdrejtori i Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ), Nazim Haliti, i cili tha se faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com e ka nxitur këtë organziatë që të mendojë për një bashkëpunim me fshatin. “Kjo që po bëni ju është punë e mirë dhe e vlefshme. Krijimi i faqes së internetit nga këta djem është shembull tipik i qtetarisë aktive për të mirën e përgjithshme të komunitetit. Në organizatën tonë, pikërisht e kemi edhe programin e Filantropisë që dallon njerëzit apo organizatat që ndajnë një pjesë të fitimit të tyre, apo që bëjnë mirë për shoqërinë. Poashtu e kemi edhe Programin e Granteve të vogla për komunitetet që janë të organizuara siç është psh. Smira. Këto janë raste të rralla në Kosovë. Prandaj, ne do të takohemi sërish dhe do të bashkëpunojnë në të ardhmen. Besoj se bashkëpunimi ynë do të rezultojë me përkrahje konkrete”, tha Haliti. Poashtu u prezantua edhe një video-prezantim si kolazh 5 minutësh me fotografi nga aktiviteti i portalit. Pas kësaj iu dha fjala audiencës për të dhënë komentet në lidhje me këtë projekt.
Ramadan Rrahmani, me qëndrim në Gjenevë, në emër të Kryesisë së Smirasve në Zvicër shprehu falënderim për krijuesit dhe mbajtësit e faqes. “Ju po bëni një punë të shkëlqyeshme. Nuk mund të përshkruhet me fjalë rëndësia e faqes së internetit për Diasporën. Kjo ka shumë vlera, sepse po bëni punë vullnetare dhe po informoni mërgimtarët duke i afruar ata me vendin e tyre”, tha Ramadan Rrahmani. Ai për anëtarët e ekipit të faqes, në emër të Kryesisë së Smirasve në Zvicër, ndau nga një mirënjohje për kontributin vullnetar në informimin e smirasve në diasporë.
Më tutje, edhe folës tjerë lavdëruan përkushtimin vullnetar për të krijuar një lidhje midis krejt smirasve. Natyrisht kishte edhe sugjerime që faqja të përmirësojë disa materiale apo edhe të ketë gjëra edhe më shumë. Sidoqoftë më takim nuk munguan as debatet për përmirësimin e infrastrukturës, trajtimin e familjeve në nevojë, ngritjen e cilësisë në arsim etj, që njëkohësisht janë edhe objektivat e faqes arkiva.fshatismire.com.