Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e Komunës së Vitisë në mbledhjen të mbajtur me 26.01.2012 ju drejton gjithë qyetarëve të komunës së Vitisë këtë:
A P E L O J M Ë PËR
I.Organizimin e komunitetit përmes këshillave të fshatrave që të bëjnë pastrimin në lokalitetet e veta.
II.Të gjitha lokalet afariste dhe bizneset të marrin masa të minjëhershme që të bëjnë pastrimin e borës para lokaleve të tyre dhe të mos hedhin borën në rrugë.
III.Ftojmë të gjitha organizatat punuese (shkollat ,qendrat e mjekësisë familjare dhe punktet e saj etj…) që vazhdimisht të bëjnë pastrimin e borës para objekteve të tyre.
IV.Gjithashtu ju bëjmë lutje qytetarëve të cilat kanë pajisje për largimin e borës të kontribonjnë në hapjen e rrugëve në lokalitetet e tyre me qëllim që të lehtsohet qarkullimi .
Kryetari i Komunës
z. Nexhmedin Arifi