FIQ_1_320x200Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) vlerëson se Smira mund t`ju shërbejë edhe lokaliteteve tjera të Kosovës si model i qytetarisë aktive. Si shembull të rrallë për këtë, kjo organizatë, në faqen zyrtare të saj,  e ka marrë krijimin  e faqes së internetit arkiva.fshatismire.com dhe njëvjetorin e saj të suksesshëm të funksionimit. 

 

 

” Fshati Smirë në Komunën e Vitisë është ndër fshatrat e rrallë në Kosovë që ka hapur një webfaqe, e cila mirëmbahet nga tre aktivistë të fshatit, të cilët çdo ditë postojne informata me rëndësi për fshatin, dhe përcjellin poaashtu të gjitha ngjarjet me rëndësi nga jeta e këtij fshati me afro 4,400 banorë. Në njëvjetorin e hapjes së webfaqes, afro 40 veta janë mbledhur për të folur për këtë akvitetet dhe për të diskutuar edhe aspekte tjera të aktivizmit qytetar”, shkruan në faqen e FIQ-it, www.fiq-fci.org.
Në faqe, poashtu theksohet prezenca e zëvendësdrejtorit  të FIQ-it, Nazim Haliti në ceremoninë e njëvjetorit të webfaqes së Smirës, i cili ka përgëzuar komunitetin e Smirës për këtë organizim dhe i ka inkurajuar që të organizohen edhe në zhvillimin e veprimtarive tjera me punë vullnetare. “Smirasit në këtë takim kanë diskutuar për përmirësimin e infrastrukturës, trajtimin e familjeve në nevojë, ngritjen e cilësisë në arsim, ndarjen e bursave pët studentë të dalluar, dhe për rritjen e solidaritetit të përgjithshëm të komunitetit përmes fondit të fshatit”, citon Nazim Halitin web-faqja e FIQ-it. Artikullin e plotë mund ta lexoni në  www.fiq-fci.org.

 

Leave A Reply