Nëse një mik të tregon diçka, mos e përhap-uji që derdhet nuk mblidhet.
Autor: Tefik Salihu
Smirasit po shkëlqejnë edhe në Austri. Grupi Iliria nga Radstadt i Austrisë, ka fituar në kuizin e diturisë që është mbajtur më 10 mars në qytetin Deutschlandsberg. Grupi përbëhej nga Kushtrim Zuka, Donita Aliti nga Smira dhe Mirlind Rrahimi nga Buzoviku. Komisioni dhe Organizatori i këtij aktiviteti ishteOsman Adem inga fshati Smirë. Lajmi është dërguar nga Kushtrim Zuka përmes rubrikës Dërgo INFO.
Lufta provon trimin, zemërimi të diturin, kurse fatkeqësia shokun.
Ngushëllimet për Vahide Ramadanin (nëna e Agimit), do të pranohen edhe Zvicër. E pamja do të jetë e hapur të dielën më 18 mars 2012, nga ora 9:00 deri në orën 16:00, në Xhaminë “Dituria”, në adresën:Rte. Du Nant d’Avril 12, 1214 Vernier, në Gjenevë . Vahide Ramadani, vdiq papritmas, para dy javësh, në moshën 87 vjeçare. Telefoni per kontakt: 079 606 17 52, Agim Ramadani.
Jeto sikur do të vdesësh nesër dhe mëso sikur do të jetosh gjithmonë.
Kërko shumë nga vetëvetja, prit pak prej të tjerëve. Kështu kursen zemërimin. (Konfuzius)
Me qëllim që të jetë më e freskët dhe më atraktive për t`u vizituar edhe më shumë, faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com, ka bërë disa ndryshime, në formën edhe pamjen e saj, duke shtuar edhe rubrika të reja. Ekipi i faqes është kujdesur që t`iu ofrojë më shumë informacione e materiale, por njëkohësisht edhe duke ju dhënë juve mundësinë që të kontribuoni në faqe duke dërguar informacione, njoftime apo fotografi. Po e shihni se në anën e djathë tashmë kemi vendosur rubrikën e re INFO, nga mund të dërgoni direkt materiale. Poashtu, nga fillimi i marsit kemi vendosur thënjen e ditës,…
Faqja e internetit e fshatit Smirë, arkiva.fshatismire.com, po vahzdon me sukses rrugën e saj. Në muajin shkurt ka pasur 5667 vizita. Nga faqja e Smirës janë hapur mbi 24 mijë faqe tjera, psh. lajme, argëtim, shkolla, diaspora, njoftime etj. Koha mesatare që një vizitor ka kaluar duke e shikuar faqen është 4 minuta e 30 sekonda. Faqja e internetit e fshatit Smirë ëëë.fshatismire.com, gjatë janarit 2012, është shikuar në 28 shtete, më së shumti në: Kosovë 2391 Zvicër 1065 Gjermani 1059 Francë 425 Shqipëri 227 Macedonia 103 SHBA 90 Itali 62 Austri 58 Serbi 53 Prej hapjes, më 26…
Më mirë është të meritosh e mos të fitosh, sesa të fitosh e të mos meritosh. (Spenser)
Trupi shërohet me të punuar, mendja me të mësuar. (Naim Frashëri)
