Me qëllim që të jetë më e freskët dhe më atraktive për t`u vizituar edhe më shumë, faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com, ka bërë disa ndryshime, në formën edhe pamjen e saj, duke shtuar edhe rubrika të reja. Ekipi i faqes është kujdesur që t`iu ofrojë më shumë informacione e materiale, por njëkohësisht edhe duke ju dhënë juve mundësinë që të kontribuoni në faqe duke dërguar informacione, njoftime apo fotografi.

Po e shihni se në anën e djathë tashmë kemi vendosur rubrikën e re INFO, nga mund të dërgoni direkt materiale. Poashtu, nga fillimi i marsit kemi vendosur thënjen e ditës, që do të na shërbejë të gjithë neve, të kemi për çdo ditë nga një fjalë të urtë, që do të na shërbejë si moto e jetës dhe mendimit. Mandej, tash e tutje e keni edhe orarin e qarkullimit të autobusit “Smira Trans”, në relacionin Smirë-Viti dhe anasjelltas. Kurse faqen e Smirës në Facebook, e kemi zhvendosur poshtë, me qëllim që në anën e majtë t`ju lëmë vend lajmeve nga fshati Smirë dhe komenteve tuaja. Shpresojmë se këto ndryshime ju kanë pëlqyer. Për çdo sugjerim, propozim apo koment, na shkruani lirisht në info@fshatismire.com, apo direkt nga rubrika INFO. Presim bashkëpunimi tuaj.

Leave A Reply