Faqja e internetit e fshatit Smirë ëëë.fshatismire.com, gjatë janarit 2012, është shikuar në 28 shtete, më së shumti në: Kosovë 2391 Zvicër 1065 Gjermani 1059 Francë 425 Shqipëri 227 Macedonia 103 SHBA 90 Itali 62 Austri 58 Serbi 53 Prej hapjes, më 26 dhjetor 2010, faqja e Smirës ka pasur rreth 60 mijë vizita. Përveç kësaj deri tani rreth 100 bashkëvendas tanë na kanë shkruar në librin e mysafirëve dhe rreth 1000 kanë shkruar komente tek shkrimet e ndryshme, kurse rreth 1000 persona e kanë pëlqyer faqen e Smirës në Facebook. Kjo konsideratë për punën tonë na inkurajon për të vazhduar me më shumë përkushtim për të përcjellur tek ju, kudo që jeni, kënaqësinë dhe ndjenjat e jetës në atdhe, përmes informacioneve, materialeve dhe fotografive nga vendlindja jonë -SMIRA.