Autor: Tefik Salihu

Një javë para festës së Smirasve në Diasporë, që do të mbahet të shtunën, më 21 prill në Gjenevë të Zvicrës, gjithçka është gati për këtë ngjarje tashmë tradicionale. Kryesia e Smirasve në Zvicër është takuar mbrëmë dhe ka biseduar për modalitetet e organizimit të festës. “Në takim u bisedua rreth mbarvajtjes   së programit, përgatitjes së sallës, rreth sigurisë etj. Pra u bë përcaktimi i detyrave për secilin domen, me një fjalë tash jemi gati për festë”, na ka shkruar Kryesia e Smirasve në Zvicër, përmes e-mailit. Nën organizimin e Kryesisë së Smirasve në Zvicër, me moton “Njoftim mes…

Read More

Bora e 1 prillit, tregoi se nuk ishte e “rrejshme”. Smira edhe sot ka gëdhirë e mbuluar me një shtresë bore. Reshjet filluan gjatë natës, por në ndërkohë u ndërprenë. Përndryshe, banorët e Smirës, sapo kanë filluar përgatitjet për mbjelljet pranverore dhe për punët në kopshte.   Edhe lulet dhe pemët e hershme tashmë kanë qelur. Temperaturat në mëngjes ishin nën zerro shkallë, kurse gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 15 shkallë celsius. Sipas meteorologëve, moti deri në fund të javës do të jetë i ndryshueshëm-nesër priten reshje shiu, pastaj kthjellime për t`u kthyer shiu sërish gjatë vikendit. Sidoqoftë,…

Read More

Fatmir Ramadani nga Smira nuk kishte mundur të hynte, të dielën, në arën e tij në vendin e quajtur Dubravë, në rrugën Smirë-Viti, pak pa mbërri tek varrezat e Dëshmorëve në Viti, për shkak të bërllokut të madh që është hedhur. Aty skaj rrugës është krijuar një deponi e egër, e gjatë mbi 100 metra, me bërllok nga më i ndryshmi.   Mbeturina të ngurta, material ndërtimor, goma, plastika, rroba të vjetra, hekura, mbeturina të ushqimit, e çka jo tjetër nuk ka aty. “Këtu është tmerr i vërtetë. Tash u ktheva se nuk munda me hy në arë. Ma kanë…

Read More