LULET_ME_BORE_320x200Bora e 1 prillit, tregoi se nuk ishte e “rrejshme”. Smira edhe sot ka gëdhirë e mbuluar me një shtresë bore. Reshjet filluan gjatë natës, por në ndërkohë u ndërprenë. Përndryshe, banorët e Smirës, sapo kanë filluar përgatitjet për mbjelljet pranverore dhe për punët në kopshte.

 

Edhe lulet dhe pemët e hershme tashmë kanë qelur. Temperaturat në mëngjes ishin nën zerro shkallë, kurse gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 15 shkallë celsius. Sipas meteorologëve, moti deri në fund të javës do të jetë i ndryshueshëm-nesër priten reshje shiu, pastaj kthjellime për t`u kthyer shiu sërish gjatë vikendit. Sidoqoftë, të vjetrit kanë thënë: “Cungun e madh ruaje për Shëngjergj”.

Leave A Reply