së programit, përgatitjes së sallës, rreth sigurisë etj. Pra u bë përcaktimi i detyrave për secilin domen, me një fjalë tash jemi gati për festë”, na ka shkruar Kryesia e Smirasve në Zvicër, përmes e-mailit.
Nën organizimin e Kryesisë së Smirasve në Zvicër, me moton “Njoftim mes gjeneratave”, organizohet TAKIM PËR SMIRASIT NË DIASPORË. Programi përmban “Darkën Smirase”, me ushqime që do t`i sjell secila familje me vete dhe programin muzikor me yllin e muzikës Vebi Azizi, Drita Jetishin dhe me DJ si dhe ansambli “Gëzuar”, kurse do të ketë edhe lojë shpërblyese.
Takimi do të mbahet të shtunën, më 21 prill 2012, nga ora 18:00 deri në orën 24:00, në Salle communal d’Onex, Route de Chancy 133 CH-1213 Onex, në Gjenevë.