Autor: Tefik Salihu

Xhamia e Smirës së shpejti do të ketë pamje tjetër, të freskët dhe më të bukur. Ka disa ditë që kanë filluar punimet për renovimin e këtij objekti të rëndësishëm të kultit në fshat. Udhëheqësi i këtij aksioni, Ismajlhaki Zuka, thotë se aktualisht po punohet në vendosjen e shkallëve nga ana e jashtme, gjegjësisht në korridorin e xhamisë,   por janë bërë dhe do të bëhene dhe ndryshime tjera. “Ne në fillim menduam të bëjmë vetëm ndërrimin e dritareve, sepse këto të vjetrat janë amortizuar dhe brenda po depërton edhe të ftohtit edhe pluhuri. Do të vendosen komplet dritare nga…

Read More

  -Forumi për Iniciativa Qytetare-FIQ, ka zotuar 5000 euro për projekte në Smirë. Mirëpo, për t`u realizuar ato duhen mjete financiare shtesë nga komuniteti i fshatit. Sa më shumë mjete që mblidhen më shumë projekte do të realizohen. Projektet që janë në propozim:     1. Ndriçimi pubik                                                     4700 €               Vendosja e poçave në shtyllat ekzistuese të rrjetit elektrik 2. Ministacione për autobus              …

Read More

-Faqja e internetit arkiva.fshatismire.com, shpall konkurs për oborrin më të bukur në  Smirë. Të interesuarit mund të paraqiten në webfaqe tek rubrika DERGO INFO, ose në tel: 044/323-258, deri më 31 maj 2012. Sponsori, Barnatorja bujqësore “AGRO PHARMA” , me pronar Msc. Besim Sahitin, jep një shpërblim të vlefshëm dhe atraktiv për fituesin. Kurse fotografia e oborrit më të mirë do të qëndrojë gjatë gjthë sezonit veror në ballinën  e webfaqes së Smirës. 

Read More

Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com, ka shpërhyer fare në vitin 2012. Prej janarit është rritur dyfish shikueshmëria, kurse vetëm gjatë muajit të kaluar ka pasur 8147 vizita, nga 3970 vizitorë unikë. Në faqen e Smirës janë shfletuar gjithsej 31 778 faqe tjera, si lajme, njoftime, etj. Koha mesatare që një vizitorë ka kaluar në faqe është 4 minuta e 20 sekonda. Më së shumti faqja është vizituar në këto vende: Kosovë 3686 vizita Zvicër 1731 Gjermani 1131 Francë 610 Shqipëri 295 Maqedoni 126 Austri 122 SHBA 99 Itali 68 Suedi 67 Kjo konsideratë për punën tonë na inkurajon edhe për të…

Read More

Kryesia e Smirasve në Zvicër në një mbledhje që e ka mbajtur të dielën, e ka vlerësuar rrjedhën e  festës së smirasve në diasporë që u mbajt të shtunën më 21 prill në Gjenevë. Anëtarët prezent e vlerësojnë madhështor këtë tubim i cili bashkoi zemrat e gjithë smirasve të ardhur nga vende të ndryshme.     Kryesia e Smrasve në Zvicër pas diskutimeve ka ardhur në përfundim se ka rritje të interesimit të bashkëfashatarëve për pesëmarrje në këtë festë, ku sipas shënimeve të kryesisë del se në festë kanë marrë pjesë diku 350 persona. “Që do të thotë se motos sonë…

Read More