DSCN2685_320x200Xhamia e Smirës së shpejti do të ketë pamje tjetër, të freskët dhe më të bukur. Ka disa ditë që kanë filluar punimet për renovimin e këtij objekti të rëndësishëm të kultit në fshat. Udhëheqësi i këtij aksioni, Ismajlhaki Zuka, thotë se aktualisht po punohet në vendosjen e shkallëve nga ana e jashtme, gjegjësisht në korridorin e xhamisë,

 

por janë bërë dhe do të bëhene dhe ndryshime tjera. “Ne në fillim menduam të bëjmë vetëm ndërrimin e dritareve, sepse këto të vjetrat janë amortizuar dhe brenda po depërton edhe të ftohtit edhe pluhuri. Do të vendosen komplet dritare nga plastika. Mirëpo, dolën edhe punë të tjera. Hydben që ka qenë në ballë të xhamisë e kemi hequr fare dhe e kemi bërë një më të vogël në kënd, poashtu shkallët që kanë qenë brenda për në katin e dytë dhe në minare i kemi hequr dhe i kemi vendosur nga hekuri në korridor të xhamisë. Po e shihni se krejt oborrin e xhamisë me sipërfaqe rreth 200 metra katrorë e kemi shtruar me kubëza betoni. Korridori dhe pjesa hyrëse në xhami është shtruar me pllaka të keramikës. Në fund edhe do ta fazadojmë xhaminë”, thotë Ismajlhaki Zuka.

Ai tregon se krejt këto punë janë bërë falë kontributit të bashkëfshatarëve tanë. Dikush ka dhënë të holla, dikush ka ofruar material, dikush po ofron punën dhe mjeshtërinë. Sipas tij, kryesorja është se punët deri tani kanë shkuar mirë, mirëpo duhen akoma mjete financiare për të përfunduar këtë aksion me sukses.

Leave A Reply