Mirëpo, për t`u realizuar ato duhen mjete financiare shtesë nga komuniteti i fshatit.
Sa më shumë mjete që mblidhen më shumë projekte do të realizohen.
Projektet që janë në propozim:
1. Ndriçimi pubik 4700 € Vendosja e poçave në shtyllat ekzistuese të rrjetit elektrik
2. Ministacione për autobus 2550 € Vendosja e 3 stacioneve pritëse: 1 te Pompa “Darda Dea” dhe 2 te rruga e Drobeshit dhe përballë NPT “SMIRA”.
3. Shtegu për nxënës në oborr të shkollës 3600 € Ndërtimi i një shtegu, për nxënës, prej derës së hyrjes, mes dy fushave të sportit deri në hyrjen e shkollës me kubëza betoni.
4. Dollapët për libra nëpër klasa 4080 € Ndërrimi i dollapëve nëpër klasa për vendosjen e librave dhe gjërave tjera për nxënës.
5. Perdet në anën e përparme të shkollës 710 € Vendosja e perdeve në dritare në anën e përparme të skollës për të penguar diellin dhe për të shmangur dekoncentrimin e nxënësve që vie ng oborri.
Kryesia e Smirasve në Zvicër për këtë qëllim deri tani ka mbledhur 640 Sfr. Kontributet mund të jepen në fondin e fshatit Smirë, nr: 17-02-0030239325.81 në Bankën NLB në Viti. Ose të lajmëroheni te administratori i fshatit, Bekim Azizi. Fushata e mbledhjes së fondeve zgjat vetëm deri më 15 maj 2012.